Maqedoni
Carovska fajëson drejtorët e shkollave për problemet me mësimin online
Published
6 years agoon
By
admin
Alsat
15.10.2020 15:44
Edhe 13 shkolla fillore morën leje për ndjekjen e pjesërishme të mësimit me prezencë fizike, ndërsa 25 të tjera janë refuzuar. Qeveria në senacën e fundit shqyrtoi gjthësejt 39 kërkesa të dorëzuara nga shkollat filore më 5 dhe 6 tetor. Në mesin e shkollave që pjesërisht u lejua të zhvillojë mësimin me prani fizike janë edhe shkollat perfierike të fshatit Çiflik dhe Sveta Petka, komuna e Sopishtes, ku për disa ditë u bojkotua mësimi nga ana e nxënësve dhe mësimdhënësve. Pavarësisht që këto shkolla kishin kërkuar që mësimi me prezencë fizike të lejohet deri në klasën e nëntë, Qeveria dha leje vetëm për klasat e katërta dhe të pesta. Gjithashtu, Komisionit për shqyrtimin e kërkesave pjesërisht ka dhënë leje edhe për një shkollë fillore të muzikës, për realizimin e pjesës praktike të mësimit.
Ministrja e Arsimit, Mila Carovska tha se po rritet numri i nxënësnve që po përfshihen në mësimin online. Sipas saj, 87 % e nxënësve pa problem po ndjekin mësimin nga distanca. Për problemet në shkolla për të cilat ka raportuar Alsat, Carovska tha se është rezultat i menaxhimit të dobët të drejtorëve.
“ Kjo po tejkalohet nga dita në ditë. Është një problem që e dimë nga dita e parë se kemi nxënës të cilët nuk mund të kyqen. Kyçja në Tims askund nuk është problem, thjesht bëhet fjalë për kushtet teknike që shkolla duhet ti sigurojë dhe ti menaxhoj në nivel ditor. Në momente të këtilla tregohen menaxherët e mirë, në këtë rast pozita e drejtorit është pozitë menaxhuese- deklaroi Mila Carovska, minister e Arsimit.
Pavarësisht deklratave pozitive të ministres Carovska, probleme të shumta po shoqërojnë nxënësit dhe mësimdhënësit gjatë realizimit të mësimit online. Nga anketat e realizuara nga Alsat mësimdhënësit ankohen për mungesë të kushteve për punë ndërsa nxënësit thonë se nuk po realizohen të gjitha orët mësimore të parapara me orarin shkollor.
Melihate Rustemi
You may like

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5

“Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës

Melania Trump ngatërrohet gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve në anglisht

Ftohen raportet mes Dafinës dhe Yllit? Veprimi në Instagram ngre dyshime për krisjen e miqësisë së tyre -Sinjali

Kriset miqësia mes Dafina Zeqirit dhe Yll Limani?










