Showbiz
Britania e Madhe në izolim, Rita Ora nuk është dakord – thotë se karantina e dytë “po e vret”
Published
6 years agoon
By
admin
Karantina, e cila do të hyjë në fuqi në Mbretërinë e Bashkuar nga nesër për shkak të epidemisë së virusit korona, do të përfundojë “automatikisht” më 2 dhjetor, deklaroi kryeministri britanik Boris Johnson.
“Këto masa të vjeshtës si pjesë e luftës kundër rritjes së numrit të rasteve me coronavirus përfundojnë automatikisht më 2 dhjetor,” tha Johnson në Dhomën e Përfaqësuesve, ku shumë anëtarë të Partisë Konservatore në pushtet nuk e shikojnë karantinën e dytë në mënyrë të favorshme.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar, duket se nuk është dakord me masat e reja të izolimit.
Ajo publikoi në InstaStory një video satirike që e kishte realizuar gjatë karantinës së kaluar, ku shfaqej duke goditur tavanin me kokë ndërsa bënte ushtrimet.
Duke ironizuar me faktin që vendi po futet për herë të dytë në izolim, Ora thotë se një gjë e tillë po vazhdon “ta vret”.
Foto: Rita Ora/InstaStory
“Kjo vazhdon të më vret vërtet, izolimi i dytë, le të mos e bëjmë këtë sërish”, ka shkruar 29-vjeçarja në InstaStory.
Kujtojmë që gjatë karantinës së parë në muajt mars, prill dhe maj, Rita bashkë me miqtë e saj qëndroi e izoluar në një fshat në periferi të Londrës, duke kompozuar këngët e albumit të saj të tretë.
Mirëpo pavarësisht se kanë kaluar muaj nga ajo kohë, Ora ende nuk e ka publikuar këngën e saj të re për fansat. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram
You may like

Charli XCX rikrijon personazhin e Maggie Gyllenhaal në festën e Halloween-it të Kendall Jenner

DiCaprio si ujku dhe Vittoria si Kësulëkuqja, çifti zgjedh përrallën për Halloween

Heidi Klum shndërrohet në një dorë të prerë për Halloween

Supermodelja Lara Stone zbulon diagnozën e rëndë: Po trajtohet për kancer në gji

Lily Allen feston një vit nga albumi “West End Girl”, pozon me fustan të artë

Elita 5 ndez atmosferën në edicionin e pestë të Shqip Up Comedy Festival










