Connect with us

Bota

Bjellorusi, qindra protestues të arrestuar – Alsat

Published

on

Autoritetet në Bjellorusi kanë arrestuar më shumë se 300 protestues të cilët ishin pjesë e protestave masive kundër Lukashenkas. Shumica e arrestimeve ndodhën në kryeqytetin Minsk, por gjithashtu pati arrestime edhe në qytete të tjera. Ministria e brendshme e Bjellorusisë ka konfirmuar se forcat e sigurisë kanë përdorur “mjete speciale” kundër protestuesve. Oficerët e zbatimit të ligjit, kanë shtënë për të paralajmëruar demonstruesit të shpërndahen. Më parë opozita ka miratuar një strategji të re të protestave si një mënyrë për të decentralizuar, protestat dhe për ta bërë më të vështirë për policinë që të arrestojë aktivistët.

Bjellorusia po përballet me protesta të vazhdueshme që kur zgjedhjet e kundërshtuara presidenciale më 9 gusht i siguruan Lukashenkës një mandat të gjashtë presidencial. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk e kanë njohur rizgjedhjen e Lukashenkas.