Connect with us

Business

Biznesmenët kërkojnë ndihmë të re financiare për kompanitë – ALSAT-M

Published

on


Situata me likuiditetin e kompanive është përkeqësuar seriozisht. Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike Danella Arsovska pohon se kompanitë mezi i mbulojnë shpenzimet elementare mujore dhe çdo ditë i rrisin borxhet. Një nga arsyet, sipas Arsovskës është se biznesmenët kanë vendosur të mos largojnë nga puna punonjës dhe ta vazhdojnë punën, duke shpresuar se gjërat do të kthehen në normalitet. Bizneset kërkojnë të përgatiten protokolle pune për të gjitha aktivitetet që janë ende të mbyllura.

“Pavarësisht çfarë veprimtarie, kur të ketë leje për punë, ajo duhet të ketë protokoll. Kjo duhet të bëhet paraprakisht. Që mos të pritet “pesë në dymbëdhjetë” që një veprimtari e caktuar të fillojë me punë- deklaroi Daniela Arsovska- kryetare e LOE.

 Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi thotë se ka fonde të papërdorura nga masat e mëparshme që mund t’u shpërndahen kompanive në pakon e katërt. Bekteshi sot njoftoi se javën e ardhshme do të vendoset për rishikimin e buxhetit, megjithëse dje Ministria e financave njoftoi se do të vlerësohet nëse do të ketë nevojë për rishikim të ri të arkës së shtetit.

“Ne mund të shpërndajmë fonde brenda institucionit tonë, në mënyrë që të plotësojmë nevojat e odave ekonomike- pohoi Kreshnik Bekteshi- Ministër i ekonomisë

Disa herë komuniteti i biznesit reagoi se ndihma që e merr sektori privat nga shteti është minimale dhe pohoi se me përqindje në raport me vendet e rajonit e më gjerë, qeveria ka ndarë më pak para për ta shpëtuar ekonominë. Deri më tani, kompanitë kanë marrë ndihmë financiare në formën e subvencioneve të pagave në shumën e pagës minimale dhe mundësi për të aplikuar për kredi pa interes.

Ile Petreski

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

Bie përqindja e turistëve për muajin shkurt

Published

on

Numri i turistëve për muajin shkuar ka shënuar rënie prej 41.7 për qind, ndërsa numri i qëndrimeve në hotele ka rënë me 36.8 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, në shkurt vendi ka regjistruar 27,569 turistë ndërsa janë realizuar 60,013 akomodime.

 

Alsat

Continue Reading

Business

Bie çmimi i benzinë, çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar

Published

on

Çmimi i benzinës nga mesnata do të lirohet për gjysmë denari, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Sipas vendimit të fundit të KRRE-së, çmimet e derivateve për litër do të jenë:

EUROPUSPER BS-95 do të shitet për 67,00 denar për litër.

EUROSUPER BS-98 do të shitet për 69,00 denarë për litër.

EURODISEL do të shitet për 58 denarë për litër.

 

Alsat

Continue Reading

Business

Gjatë marsit u rritën çmimet e konsumit, ranë vetëm çmimet e perimeve

Published

on

Për 0,4% janë rritur çmimet e konsumit gjatë muajit mars 2021 në krahasim me muajin shkurt të po të njëjtit vit.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë marsit të këtij viti janë rritur çmimet e këtyre produkteve: vajra dhe yndyra me 2.8%, pemë me 3.8%, pije alkoolike me 1.6%, këpucë me 3.1%, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 4.7%.

Ndërsa, rënie e çmimeve gjatë marsit është vërejtur vetëm tek perimet me 1.5%.

Sipas, ASHK-së, norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin mars 2021, me muajin mars 2020, ishte 1.2%.

Ndërkohë për 1.2% janë rritur çmimet e konsumit në janar të këtij viti, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2020.

Alsat

Continue Reading

Trending