Showbiz
Big Mama ankohet për cilësinë e ujit të pijshëm në Shkup: Mizerje
Published
6 years agoon
By
admin
Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Big Mama, është mjaft e pëlqyer për karakterin e saj karizmatik.
Ajo arrin të bëjë për vete këdo me humorin e saj, mirëpo në raste të caktuara di edhe të ngre zërin për ndonjë padrejtësi.
Së fundmi, këngëtarja nga Maqedonia e Veriut ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një shqetësim, që ka të bëjë me ujin e pijshëm në shtëpi.
Foto Big Mama/Instagram
Ajo publikoi një video në InstaStory, ku shihej duke rrjedhur ujë i dekompozuar nga çezmja, i cili nga ndotja e tepërt kishte marrë ngjyrën portokalli.
Big Mama ka kritikuar institucionet përgjegjëse të Shkupit për diçka të tillë, e cila rrezikon jetën e qytetarëve.

Foto: Big Mama/InstaStory
“Uji që pijmë në Shkup skandal, nejse lëngë portokalli prej çashmes kemi ne. O Zot, a me kajt a me kesh nuk po di, mizerje”, ka shkruar këngëtarja në InstaStory.
Përkundër angazhimit në televizion, Big Mama ka kohë që nuk ka sjell për fansat diçka të re në muzikë. /Telegrafi/
You may like

Irina Shayk me kostum djallëzor, Bradley Cooper zgjedh pamjen e skeletit për Halloween

Salma Hayek u bë bjonde për Halloween, e frymëzuar nga roli i Penelope Cruz

Regjisori Michael Mann qëllon veten me armë zjarri aksudentalisht gjatë stërvitjes në poligon, dërgohet në spital

Heidi Klum pranon se mbante një pelenë poshtë kostumit të saj të çuditshëm të Halloween-it sepse nuk mund të shkonte në banjo

Këngëtarja dhe humanistja Antigona Bajrami prek me mesazhin e saj për Arlindën

“Thonë që ju ka marrë malli”, Ledion Liço paralajmëron sezonin e ri të Big Brother VIP Albania










