Connect with us

Entertainment

Bernie Sanders “kukull” në ankand

Published

on

Imazhi nga inagurimi i Presidentit Joe Biden i senatorit Bernie Sanders ulur me këmbët e kryqëzuara të veshura me doreza kafe dhe të bardha beri bujë në internet. Tani një ofrues ka krijuar një kukull me grep si në meme për inagurimin, raporton CNN.

Kukulla unike është në ankand në eBay me shitësen Tobey King, duke premtuar 100% të fitimeve për bamirësi.

“Unë isha duke biseduar me një mik tjetër artizanal i cili më tha se Bernie sapo kishte shitur disa xhupa dhe i dhuroi të gjitha të ardhurat për vaktet te “Wheels Vermont” dhe e dija se kjo ishte ajo që do të bëja me kukullën që krijova,” tha King.

“Me vëmendjen që po merr unë shpresoj se do të fitoj një donacion të mirë për vaktet në “Wheels Vermont.”

Oferta fillestare për kukullën e punuar me dorë të shtunën ishte vetëm 99 cent, por deri të hënën artikulli kishte më shumë se 149 oferta mbi 15 mijë dollarë . Ankandi përfundon të martën pasdite.

“Senatori Sanders ka qenë prej kohësh një nga avokatët më të mëdhenj të “Wheel Vermont” dhe është e pabesueshme të shohësh se si momenti i tij i papritur në inagurim po frymëzon të tjerët të bashkohen me luftën për të adresuar urinë dhe izolimin e të moshuarve po ashtu,” tha Jenny Young, nënpresident i komunikimeve në Wheel Vermont.

Javën e kaluar dyqani i fushatës Sanders filloi të shesë bluza me fotografi që frymëzuan memet e panumërta dhe të gjitha të ardhurat do të shkojnë për ushqim në programet Ëheels America.

“Mes pandemisë kërkesa për ushqime në Wheels është rritur shumë ,” tha Young në një deklaratë.

“Ndërgjegjësimi për kauzën tonë është i nevojshëm tani më shumë se kurrë, dhe në emër të të gjithë rrjeti mbarëkombëtar, ne e vlerësojmë shumë mbështetjen.”

King, e cila krijoi kukullën Bernie me grep tha se iu deshën 7 orë për ta realizuar.

“Unë thjesht e pëlqej dhe e mbështes Bernie,” tha King. “ Unë mendoj se ai është i shkëlqyeshëm.”

Ndërsa kukulla Sanders po shitet për bamirësi, King po shet gjithashtu modelin me grep në dyqanin e saj në mënyrë që çdokush të mund të blerë kukullën.

“Vëmendja që ka marrë kukulla ime Bernie dhe unë është e pabesueshme,” tha ajo. “Jam tepër mirënjohëse.”


Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Entertainment

​289 vjet nga lindja e presidentit të parë të SHBA-së

Published

on

Më 22 shkurt 1732 në Westmoreland të Virginia, u lind George Washingtoni, figura mbizotëruese në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Mësimet e para i mori nga mësues privatë dhe prindërit, të cilët kishin një plantacion në koloninë e Virginias. Megjithëse nuk ndoqi ndonjë kolegj, ai ishte matematikan dhe gojëtar i zoti. Pjesën më të madhe të rinisë e kaloi së bashku me vëllezërit në plantacion, ku mësoi punët e fermerit dhe të gjeometrit. Qysh në moshë të re hyri në ushtrinë e Virginias. Me gradën toger, ai u shqua si oficer i guximshëm në luftimet kufitare me fiset armiqësore të indianëve të Amerikës dhe me aleatët e tyre francezë.

Në vitin 1777, kur pritej të fillonte lufta për pavarësi nga Anglia, Kongresi e caktoi George Washingtonin kryekomandant të Ushtrisë Kontinentale të sapokrijuar. Pas fitores amerikane, ai u kthye në fermën e tij të dashur në Mount Vernon të Virginias dhe filloi të merrej me kultivimin e duhanit.

Por atë e thirrën përsëri për të kryesuar punimet e Konventës, që hartoi Kushtetutën në vitin 1787.

Autoriteti i madh që gëzonte George Washington, bëri thuajse të pashmangshme zgjedhjen e tij njëzëri si president i parë i Shteteve të Bashkuara.

George Washingtoni ndërroi jetë më 4 dhjetor 1799, në moshën 67-vjeç.

Continue Reading

Entertainment

Beteja që la të vdekur 976 mijë viktima

Published

on

Në Verdun të Francës më 21 shkurt të vitit 1916, fillon beteja më e përgjakshme e luftës së parë botërore midis ushtrive gjermane dhe franceze.
Një ri-vlerësim në vitin 2000, gjeti se nga 715 mijë viktima, 377 ishin francezë dhe 337 mijë gjermanë me një mesatare prej 70 mijë viktima për çdo muaj të betejës.

Beteja e Verdunit është cilësuar një nga më të gjatat dhe më të kushtueshmet në historinë njerëzore, ri-vlerësime të tjera të fundit thonë se numri i viktimave arriti në 976 mijë deri në përfundim të betejës, 18 dhjetor 1916, që rezultoi me fitoren e ushtrisë franceze./KosovaPress/

Continue Reading

Entertainment

110 vjet më parë u realizua fluturimi i parë me avion postar

Published

on

Si sot para 110 vitesh do të realizohej fluturimi i parë zyrtar me një avion postar. Fluturimi i parë u bë nga Allahabad në Provincat e Bashkuara të Indisë Britanike në Naini, ose rreth 10 kilometra nga pika e nisjes. Më 18 shkurt 1911 ishte 23-vjeçari Henri Pequet që pilotoi avionin që mbante 6.500 letra. Ai drejtoi një Humber-Sommer me rreth pesëdhjetë kuaj fuqi dhe udhëtimi i tij zgjati rreth 13 minuta.

Letrat ishin të shënuara “Posta e Parë Ajrore, Allahabad 1911”.


Continue Reading

Trending