Connect with us

Entertainment

Travell, gruaja e parë mjeke e presidentit të SHBA-së

Published

on

Presidenti i SHBA-së, John F. Kennedy më 26 janar të vitit 1961, ka emëruar Janet G. Travell si mjeken e tij. Kjo ishte hera e parë që një grua mban postin e mjekut të presidentit të shtetit më të fuqishëm në botë. Travell (1901 – 1997 ) mbeti aktive në fushën e mjekësisë deri në fund, duke shkruar, dhënë leksione dhe duke marrë pjesë në konferenca shkencore.


Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Entertainment

Çfarë ndodh me ushqimin që sekuestrohet në aeroport?

Published

on

Pas një udhëtimi të bukur ku kemi mbledhur shumë sende dhe ushqime që duam t’i sjellim përsëri në shtëpi, mund të përballemi me një përvojë negative kur në aeroport na thonë se nuk lejohet të kalojmë me atë sasi ushqimi, transmeton Bright Side.

Sidoqoftë, ne mund ta shmangim këtë problem nëse mësojmë paraprakisht për rregulloret e sigurisë ushqimore. Nëse ne i neglizhojmë, ushqimi ynë i çmuar mund të të dhurohet, ose madje edhe të digjet.

Mund të dhurohet.

Ushqimi i kapur në doganë zakonisht hidhet në disa mënyra. Sidoqoftë, për të shmangur humbjen e ushqimit të mirë, aeroportet mund ta dhurojnë atë në bankat e ushqimit.

Mund të futet në mulli.

Në shumicën e rasteve, ushqimi konfiskohet në doganë për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve të caktuara ushqimore, të cilat mund të jenë të rrezikshme për bimët apo edhe kafshët nga ai vend. Frutat dhe perimet shpesh hidhen dhe bluhen për të mbajtur insektet dhe viruset që të mos hyjnë aksidentalisht në një territor të huaj.

Mund të digjet.

Kur ushqimi i sekuestruar nuk është i përshtatshëm për mulli, ose në rastin e farërave që janë të ndaluara sepse ato mund të mbajnë insekte, ka të ngjarë të përdoren metoda të tjera më efektive të asgjësimit. Punonjësit e doganave e konsiderojnë djegien si një mundësi. Disa raste janë raportuar kur gështenjat digjen drejtpërdrejt për të hequr qafe ndonjë sëmundje të mundshme të lindur nga ushqimi.

The post Çfarë ndodh me ushqimin që sekuestrohet në aeroport? appeared first on Alsat.

Continue Reading

Entertainment

Pistoleta me pesë fishekë e shpikur para 185 vjetëve

Published

on

Më 25 shkurt 1836, Samuel Kolt regjistroi shpikjen e tij, revolverin me pesë fishekë.

Parimi i funksionimit të pistoletës Kolt nuk ishte i ri, por ai ishte më praktik se të gjithë revolverët e deriatëhershëm.

Ushtria dhe marina amerikane e përfshiu revolverin kolt në arsenalin e armëve të saj standarde, çka ndikoi që kjo armë të përdorej edhe nga njësitë e tjera të ushtrisë.

Uzina e armëve Kolt në Paterson të shtetit Nju Xhersi prodhoi mijëra pistoleta të tilla deri në vitin 1841, kur doli varianti i dytë Walter Kolt.

Pistoleta e re Walter Kolt me peshë rreth 1 kilogram dhe grykën e gjatë 23 centimetra, thuhej se i ngjante një topi artilerie.

Continue Reading

Entertainment

Zbulohet mesazhi sekret i parashutës së roverit të NASA-s në Mars

Published

on

Parashuta e përdorur nga NASA për të ulur roverin Perseverancë në mars, mbante një mesazh sekret dhe kjo është zbuluar falë një adhuruesi të pazëllave, pjesëtar i ekipit që mundësoi misionin.

Inxhinieri i sistemeve, Ian Clark, përdori një kod që u përdor në vijat portokalli dhe të bardha të parashutës, dhe që përkthehej në frazën Dare Mighty Things, guxo të bësh gjëra të mëdha…

Ai po ashtu përfshiu edhe koordinatat e GPS të zyrave qendrore të laboratorit në Pasadena të Kalifornisë. I pasionuar pas fjalëkryqeve dhe enigmave, Klark e mori idenë dy vite më parë. Inxhinierët donin një motiv jo të zakontë në copën najlon të parashutës, dhe kthimi i saj në një mesazh sekret, ishte një argëtim i madh për inxhinierin.

Vetëm gjashtë persona e dinin mesazhin e koduar para uljes së roverit në mars, thotë Klark. Ata donin të prisnin deri sa imazhet e parashutës të ktheheshin në tokë dhe më pas të tregonin gjithçka.

Por u deshën vetëm pak orë që fansat e hapësirës ta zgjidhnin misterin. Herën tjetër- thotë ai- duhet të tregohem pak më krijues. Dare Mighty Things, një frazë e presidentit Teodor Rusvelt, është edhe motivi i laboratorit në Pasadena dhe qëndron në shumë nga muret e tij. Por, inxhinierët e NASA-s thonë se roveri Perseverancë ka edhe të tjera mesazhe të fshehura që do të zbulohen në vijim…Ndaj thonë ata – mbajini sytë hapur…

Continue Reading

Trending