Showbiz
Bejta nxjerr zbuluar produksionin për raportin me Kledjën? Një video po bën xhiron në rrjetet sociale
Published
42 minutes agoon
By

Një video e Bejtës në bisedë me Valdetin ka bërë xhiron e rrjetit, pasi këngëtari duket se zbulon disa nga prapaskenat e produksionit.
Gjatë bisedës, Bejta la të kuptohet se dikush nga produksioni po përpiqet t’i imponojë një raport me Kledjën. Megjithatë, ai nuk e shpjegoi drejtpërdrejt situatën, duke lënë vend për interpretime.
“Osht puna që dikush tjetër [produksioni], jo kjo [Kledja] jo unë po e treta, merre me mend bro, atyne që ju kanë thënë [Olechka dhe Fuego] boni diçka, a po kupton? E njëjta veç mua, tani vetë. E vetmja mundësi osht në fund të fundit, me thanë a dini çka? [me e lane lojën]”, i thoshte Bejta Valdetit.
Nga gjesti që bëri më pas, i cili u interpretua si një shenjë lamtumire, u krijua përshtypja se ai po mendonte edhe mundësinë e largimit nga loja.
Në ato momente, Valdeti reagoi menjëherë, duke i thënë: “Jo bre ti”.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse biseda konfirmon dyshimet për një ndërhyrje të produksionit në raportin mes Bejtës dhe Kledjës.
Më shumë detaje pritet të kuptohen në ditët në vijim, ndërsa situata mbetet për t’u sqaruar. /Telegrafi/
You may like

Emily Ratajkowski hap profil në një faqe me përmbajtje për të rritur

Gati dy mijë figura të industrisë së filmit në mbështetje të regjisorit iranian, Jafar Panahi

Angelina Jolie dhe Brad Pitt arrijnë marrëveshje për pronësinë e verarisë franceze

“The Pitt” rikthehet me sezonin e tretë në janar 2027

Berguzar Korel tërheq vëmendjen me stilin luksoz dhe elegancën në fustan ngjyrë bordo

Një vit nga vdekja e Shpat Kasapit











