Showbiz
Britney Spears ribashkohet me familjen pas vitesh konfliktesh, kërkon falje publikisht
Published
4 hours agoon
By

Këngëtarja amerikane, Britney Spears, ka kaluar festën e Falënderimeve në Luiziana, në praninë e familjarëve të saj, me të cilët kishte pasur marrëdhënie të tensionuara prej vitesh.
Në këtë ribashkim morën pjesë dy djemtë e saj, Sean Preston dhe Jayden James, motra Jamie Lynn Spears, prindërit Jamie dhe Lynne Spears si dhe anëtarë të tjerë të familjes.
Takimi erdhi vetëm pak ditë pasi Britney publikoi një mesazh në Instagram, të cilin më vonë e fshiu, ku kërkoi falje për përmendjen e konflikteve të së kaluarës dhe pranoi se i mungonte shumë familja.
Britney me nënën
Ajo e cilësoi kokëfortësinë e saj si të papjekur dhe shprehu dëshirën për të rindërtuar marrëdhëniet me të afërmit.
Marrëdhëniet e këngëtares me familjen kanë qenë të ndërlikuara, veçanërisht pas kujdestarisë ligjore 13-vjeçare, e cila përfundoi në nëntor të vitit 2021.

Britney ka shprehur vazhdimisht pakënaqësitë për mënyrën se si ishte trajtuar gjatë asaj periudhe, ndërsa së fundmi kishte kritikuar publikisht edhe motrën e saj, Jamie Lynn.
Pas arrestimit për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit në mars të vitit 2026, këngëtarja është përpjekur gjithashtu të përmirësojë raportin me dy djemtë e saj.

Ribashkimi i fundit me familjen shihet si një hap i ri drejt pajtimit pas vitesh tensionesh dhe përplasjesh. /Telegrafi/
You may like

Angelina Jolie dhe Brad Pitt arrijnë marrëveshje për pronësinë e verarisë franceze

“The Pitt” rikthehet me sezonin e tretë në janar 2027

Berguzar Korel tërheq vëmendjen me stilin luksoz dhe elegancën në fustan ngjyrë bordo

Një vit nga vdekja e Shpat Kasapit

“Mos i mbuloni sytë e historisë sonë”, Monika Lubonja apel protestuesve për respekt ndaj simboleve kombëtare

Nichi ‘shpërthen’ nga xhelozia ndaj Antonetës: Nga njeriu më i dashur, u bëre më i urryer










