Showbiz
Behgjet Pacolli uron Rita Orën për ditëlindjen e 30-të: Jam me fat që jam mik i familjes Sahatçiu
Published
6 years agoon
By
admin
Politikani i njohur kosovar, Behgjet Pacolli, nuk e ka kursyer një urim për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Kjo e fundit feston ditëlindjen e saj të 30-të, me një karrierë të pasur muzikore e titull “ambasadore nderi e Kosovës”.
Ka qenë Pacolli ai i cili në urimin e tij të bërë në rrjetin social Facebook ia ka kujatuar 30-vjeçres se ajo është një ambasadore e veçanhtë e vendit tonë, teksa ndjehet mirë për miqësinë që ka me familjen e saj.
Rita Ora (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)
“Sot është ditëlindja e një artiste shumë të madhe. Rita Ora është një vajzë që ka bërë shumë gjëra pozitive për vendin e saj. Një ambasadore e rëndësishme! Jam me fat që jam mik i familjes Sahatçiu-Ora. Urime 30 vjetorin e lindjes, Rita”, ka shkruar Behgjet Pacolli në Facebook.
Urimin e tij, Pacolli e shoqëroi me një fotografi të realizuar bashkë me Ritën gjatë vizitës saj në Kosovë më 17 shkurt 2018, me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/
You may like

Maluma do të performojë në Kosovë vitin e ardhshëm, këngëtari kolumbian e konfirmon Prishtinën si një nga destinacionet e turneut

Russell Brand rrezikon të humbasë miliona euro pas shpalljes fajtor për përdhunim dhe sulme seksuale

Kris Jenner festoi ditëlindjen e 71-të, vajzat e saj të famshme e befasuan me një tortë dhe mesazhe emocionuese

“Më kërkonte të kryeja marrëdhënie me motrën time binjake”- Ish-modelja rrëfen presionin e themeluesit të ‘Playboy’

“Së shpejti”, Big Brother VIP Albania thyen rrjetin me promon për edicionin e ri

“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës










