Showbiz
Beatrix Ramosaj mahniti me veshjen në vlerë gati tre mijë euro në finalen e Big Brother VIP
Published
5 years agoon
By
admin
Përveç finalistëve, në finalen e madhe të Big Brother VIP ishin edhe të gjithë ish-banorët e shtëpisë së famshme të cilët para fillimit të spektaklit parakaluan në tapetin e kuq.
Ata morën vëmendje me elegancën dhe dukjen me shumë shije për të cilën ishin kujdesur deri në detajin e fundit.
Pa vëmendje nuk ka kaluar pa këngëtarja, Beatrix Ramosaj e cila për finale kishte përzgjedhur një dukje unike, trupore ngjyrë metalike nga “Rick Ownes”.
Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram
Kostumi i Beatrix kap vlerën e 2 mijë 480 eurove sipas faqes në Instagram “Mes për Mes”, ndërsa e kompletoi atë me taka të larta dhe vathë me ngjyrë të ngjashme.

Foto: Mes për mes/Instagram
Foto nga paraqitja e mbrëmshme postoi edhe vetë këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram gjatë ditë së sotme (e shtunë).

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram
Ndërkaq, kujtojmë që Beatrix hyri mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP si befasi për të dashurin e saj, Donald Veshaj për të cilin performoi një këngë dhe pati edhe një takim romantik.
Ndryshe, fitues i Big Brother VIP u shpall balerini Ilir Shaqiri. /Telegrafi/
You may like

“Shko në rr** të s’a*ës”, Adriani shpërthen me fjalë ofenduese ndaj Akilit, reagojnë menaxhmenti i aktorit

Megyn Kelly kritikon ashpër Nicole Kidman: Je 60 vjeç, nuk ke pse të vishesh si vajza ime 15-vjeçare

“Gëzuar për çunin që ma nxin ditën”, Jonida Vokshi uron bashkëshortin për ditëlindje

“Imagjino me ta çu Zoti nusen si kjo, nuk kisha dalë kurrë prej shpisë”, Akili i shpreh pëlqimin Kledjës

Demi Moore, Pamela Anderson dhe Hailey Bieber në një vend: Cila shkëlqeu më shumë në natën e glamurit në New York?

“Mos ma drejto mua gishtin!”, përplasen në debat Anjeza dhe Zoja










