Connect with us

Bota

BE: Londra të ndalojë së luajturi me marrëveshjen e postBrexit

Published

on


Me një parullë të vetme “Mjaft luajte!”, europianët nisën një sërë takimesh urgjente me britanikët për të kapërcyer bllokimin në diskutimet për marrëdhëniet e ardhshme dhe devijimin e papranueshëm të Londrës në lidhje me marrëveshjen e Brexit-it.

“Nga e mërkura, kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier, do të jetë në Londër për të takuar homologun e tij britanik, David Frost. Objektivi i tij është zhbllokimi i diskutimeve për marrëveshjen tregtare postBrexit, që të dy zyrtarët janë përpjekur jo pa vështirësi të përfundojnë për muaj me radhë”, njoftuan burimet.

Koha po mbaron për negociatorët, të cilët besojnë se është e nevojshme një marrëveshje para mesit të tetorit, në mënyrë që ajo të mund të hyjë në fuqi më 1 janar 2021.