Connect with us

Sport

Bayern sërish në krye, Lewandowski protagonist me dy gola

Published

on

Forcë, cinizëm, nuhatje për gol. Një leksion i të gjithave ishte ndeshja e sotme midis Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich, ku zotët e shtëpisë ishin kryesues të kampionatit gjerman, me dëshirën për të krijuar distancën e duhur me qëllim triumfin në Bundesliga.

Dhe në fakt, pjesa e parë e lojës flet për “aspirinat”, ku sulmuesi çek Patrik Schick, i rilindur pas eksperiencës së dështuar në Romë, u tregua protagonist me një gol të bukur në minutën 14, dhe një tjetër gol të anuluar pak minuta më vonë nga sistemi VAR.

Por në minutat e fundit të asaj pjese, është bomberi polak Lewandowski që barazon rezultatin, në një nga pak gabimet e mbrojtjes së Leverkuzenit.

Pjesa e dytë flet më shumë për bavarezët, me raste të shumta që konkretizohen në sekondat e fundit sërish nga Lewandowski, pas një asist të Kimmich.

Bavarezët kryesojnë me dy pikë diferencë nga Leverkuzeni dhe Lajpcigu, që sot barazoi pa gola me Këlnin.

Alsat