Showbiz
Bashkim Gagica, artisti që mbajti 222 netë këndimi ‘live’ gjatë pandemisë coronavirus
Published
6 years agoon
By
admin
Si sonte, ka kënduar çdo natë, prej 14 marsit e deri më 9 dhjetor të këtij viti.
Ka bërë 222 natë të këndimit ‘live’ gjatë kohës së pandemisë, për të bashkuar të gjithë me muzikën e tij. Në kohën ku pothuaj të gjithë janë karantinuar, Bashkim Gagica, ka vendosur që çdo herë për 2-3 orë të jetë afër publikut.
Të gjithë ata që e pëlqejnë zërin e tij dhe këngët e vjetra të kënduara ne kitare, kanë pasur mundësinë më të mirë t’i shijojnë ato
Foto: RTV Dukagjini
Ideja gjithmonë është se ata që e duan muzikën, i kane aty për aty idetë. Unë mendoj që i kom pasur, nuk kom dashur të zgjaste kaq shumë, po mendoj se që prit që do të zgjasë 222 mbrëmje, është një turne i stërzgjatur botërorë, janë shume orë muzike, me një mesatare prej 2 orë 2 ore e gjysmë çdo mbrëmje”, është shprehur artisti
Tutje ai dha detaje edhe nga jeta e tij në përgjithësi: “Unë kam lind ne Gjilan, në moshën 10 vjeçare kom ardhur këtu,pra me shume se 50 vite.Fillimisht si instrument e kom pas mandolinën, për të vazhduar pastaj ne kitare. Me shoqëri, dhe si autodidakt jambo edhe kitarist”
Bashkim Gagicen, e lamë përsëri aty ku është shumicën e kohës – në studion e tij, duke e bërë atë që e do më së shumti – muzikën. /Telegrafi/
You may like

Megan Fox shndërrohet në sirenë gotike për Halloween

Charli XCX rikrijon personazhin e Maggie Gyllenhaal në festën e Halloween-it të Kendall Jenner

Troja Bicurri fituese e Çmimit të Parë në Festivalin e Këngës “Akordet e Kosovës” 2026

DiCaprio si ujku dhe Vittoria si Kësulëkuqja, çifti zgjedh përrallën për Halloween

Heidi Klum shndërrohet në një dorë të prerë për Halloween

Supermodelja Lara Stone zbulon diagnozën e rëndë: Po trajtohet për kancer në gji










