Connect with us

Sport

Barca merr lajmin e mirë, rikthehet siguria në portë – SHKUPI

Published

on

Skuadra e Barcelonës merr një lajm të mirë në prag të përballjes me Dinamo Kievin. Mark-André Ter Stegen tashmë ka marrë dritën jeshile nga stafi mjekësor për të luajtur. Sipas njoftimit zyrtar të shërbimeve mjekësore të Barcelonës, portieri gjerman e ka lënë pas një dëmtimin e tendinës së gjurit të djathtë, që e detyroi atë t’i nënshtrohej një operacioni, menjëherë pas përfundimit të sezonit të kaluar. Ter Stegen filloi të stërvitej me shokët e tij të skuadrës të enjten e kaluar, por nuk u grumbullua për ndeshjen e fundit të La Liga-s kundër Alavés, sepse Ronald Kuman konsideroi se nuk ishte ende i përgatitur dhe i mungonte ritmi i stërvitjes.

Tani, pasi ka marrë miratimin e mjekëve, Kuman do të duhet të vendosë nëse do të preferojë ende Neto si titullar, apo do të kthejë Ter Stegen në portën Blaugrana. Sipas fjalëve të teknikut dje, u la të kuptohet se gjermani do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër ukrainasve, edhe pse do të jetë e nevojshme të shikohet nëse titullar, duke përjashtuar Neton, i cili kishte performuar në një nivel të lartë deri në gabimin e golit të pësuar ndaj Alavés.

Alsat