Showbiz
Ava Max sjell fotografi tërheqëse për fansat, si rrallë herë shkruan në shqip përshkrimin e tyre në Instagram
Published
5 years agoon
By
admin
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Së fundmi, bukuroshja me origjinë nga Shqipëria ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e saj, duke i ngjyrosur flokët e saj në të kuqe të ndezur.
Ajo ka publikuar disa fotografi dhe video në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, duke i njoftuar fansat me pamjen e saj të re.
Foto: Ava Max/Instagram
Në një nga postimet e fundit, interpretuesja e hitit “Sweet but Psycho”, pati një dedikim të veçantë për fansat e saj shqiptarë, pasi vendosi ta bëjë në shqip përshkrimin e fotografive.
“Shpirti ime”, shkroi këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, në mbishkrimin e fotografive në Instagram.
Ava Max përndryshe në një intervistë ekskluzive të dhënë vitin e kaluar për Telegrafin, kishte treguar për dëshirën e madhe që ta vizitojë në një të ardhme të afërt vendin e saj të origjinës.
“Ndjehem sikur e kam thënë tani për vite me radhë dhe i kam thënë vetës hajde pra, është koha të shkoj atje! Kështu që po – premtoj se do të vij në Shqipëri. Prejardhja ime është shumë e rëndësishme për mua dhe atë se kush jam tani. Prindërit e mi u zhvendosën këtu nga Shqipëria dhe ma kanë ngulitur këtë krenari të pabesueshme për vendin tonë. Mezi pres të vij”, kishte thënë artistja me renome botërore për Telegrafin.
Ava Max përndryshe është duke vazhduar të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit në bashkëpunim me DJ Tiësto, të titulluar “The Motto”. /Telegrafi/
You may like

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova










