Showbiz
Aurela Hoxha realizon sfilatën e parë në Javën e Modës në Paris me markën e saj
Published
5 years agoon
By
admin
Ajo ka nisur një jetë të re prej shumë kohësh në Barcelonë, përkundër se karriera e saj prej modeleje e ka bërë të jetë e pranishme në shumë vende të ndryshme përreth botës.
Bëhet fjalë për modelen shqiptare, Aurela Hoxha, e cila tani është bërë edhe me markë personale.
Biondja bëri debutimin me brendin e saj të të brendshmeve në Javën e Modës në Paris, ndërsa ka publikuar edhe disa fotografi e video.
Aurela Hoxha (Foto: Instagram)
“Më 7 mars ishte debutimi im i parë me Aurela Hoxha Brand në Javën e Modës në Paris”, nisi shkrimin ajo.
“Shumë e lumtur dhe mirënjohëse për të gjithë ata që bënë kaq shumë punë dhe përpjekje për të realizuar këtë magji”, vazhdoi më tej superylli.

Aurela Hoxha (Foto: Instagram)
Java e modës në Paris ka filluar më 28 shkurt dhe mbaroi ditën e djeshme (8 mars).
Ngjarja ishte e mbushur me momente prekëse, që nga sfilata e Louis Vuitton me dizajnet e të ndjerit Virgil Abloh deri te dalja e parë ndërkombëtare e Julia Fox dhe Kanye West si çift. /Telegrafi/
You may like

Nicola Peltz kritikohet shumë për pamjen, fansat shprehin shqetësim për të

Dasmë më datë 5? Selin Bollati zbulon të vërtetën për të dhe DJ Gimbon

Sulmet dhe akuzat e rënda ndaj Jonës – familja del me reagim

Zoja Nushi shpërthen në lot pas debateve me disa nga banorët në Big Brother

Elijona Binakaj reagon me ironi pasi Anjeza refuzoi ta përshëndeste në Big Brother

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori shqiptar, Gjergj Mena










