Atletiko Madrid ka marrë një fitore të rëndësishme 2-0 kundër Celta Vigo-s në javën e 26-të të kampionatit spanjoll dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e katërt të renditjes, duke lënë 3 pikë mbrapa Barcelona-n, që ka dy ndeshje më pak të zhvilluar. Protagonisti i ndeshjes së luajtur në “Wanda Metropolitano,“ ka qenë mbrojtësi Renan Lodi, autori i të dy golave për skuadrën e Diego Simeone-s.
Lodi është mbrojtësi i parë që shënon një dygolësh në një ndeshje të La Liga-s që nga janari i 2017-ës, kur Serhio Ramos realizoi falë aissteve të Toni Krosit për Real Madrid-in kundër Malaga-s (2-1).
Për herë të parë që nga maji i vitit të kaluar, 294 ditë më pas, Atletiko Madrid nuk ka pësuar gol në dy ndeshje të njëpasnjëshme të luajtura në kampionatin spanjoll.








