Connect with us

Entertainment

Astronomët zbulojnë shenjë të mundshme të jetës në retë e Venusit – ALSAT-M

Published

on


Një skenari i ri, i jashtëzakonshëm shkencor, ka sjellë idenë e organizmave të gjalla që jetojnë në retë e Planetit Venus.

Kjo është ajo çka astronomët po marrin në konsideratë pas zbulimit të një gazi të pashpjegueshëm në atmosferën e tij.

Ky gaz është fosfina – molekula e përbërë nga një atom fosfori dhe tre hidrogjeni.

Në tokë, fosfina është e lidhur me jetën dhe mikrobet që jetojnë në të brendshmet e gjallesave si pinguinët apo në mjedise të tjera të vafra me oksigjen, si kënetat.

Prof . Jane Greaves, e Universitetit të Cardiff dhe kolegët e saj në Britani thonë në studimin e tyre se zbulimi i këtij komponenti tregon për gjurmë të mundshme biologjikë në Venus pasi askush nuk ka dokumentuar më parë fosfinën në mënyrë abiotike.

“Gjatë gjithë karrierës time kam punuar me kërkimin e jetës nëpër univers prandaj jam shumë e emocionuar që diçka e tillë është e mundur”.

Ajo thotë se fosfina në Venus u identifikuar fillimisht me anë të teleskopit James Clerk Maxwell Telescope në Hawaii, dhe më pas u konfirmua dhe nga teleskopi Atacama në Kili.

Kjo sepse fosfina ka një “linjë të veçantë absorbimi” të cilën radio teleskopët e pikasin me rreze vale prej 1mm. Gazi është observuar në lartësitë e mesme të planetit në rreth 50-60km.

Venus nuk është për shkencëtarët maja e listës ku ata do të kërkonin për jetë aliene në sistemin diellor. Në krahasim me tokën ai ëshrtë një ferr për jetën, me 96% të atmosferës të përbërë nga dyoksidi i karbonit dhe temperaturat arrijnë në 400C gradë .

Sondat hapësinore që janë ulur aty kanë zgjatur vetëm disa minuta, kështu që nëse ka vërtet jetë në Venus, duhe të jetë diçka e jashtëzakonshme.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Entertainment

Rosa Mandarin shpallet sërish zogu më i bukur në botë

Published

on

Kjo është ajo që njihet si Rosa Mandarin, e shpallur tashmë rregullisht zogu më i bukur në botë, dhe është e thjeshtë të kuptosh përse.

Me ngjyrat e saj shokuese dhe format unike, ajo nuk ngjan me asnjë zog tjetër.

Origjina e tyre është Azia Lindore por tashmë janë përhapur në numra të konsiderueshem në Evropë e në Britani.

Ato janë sjellë nga Kina në shekullin e 20-të dhe kanë krijuar disa koloni të egra që kanë mbijetuar.

Siç mund të shihni ngjyrat mahnitëse në fotot, sqepi i tyre është i kuq, kanë një gjysmëhënë të bardhë mbi sytë, fytyrë dhe “mustaqe” ngjyrë portokalli.

Gjoksi i tyre është i purpurt me ngjyrë të bronztë në anët e tij. Kurizi i tyre është blu me dy “vela” portokalli më poshtë.

Por vetëm mashkulli i kësaj specieje ka ngjyrat e shkëlqyeshme, pasi siç shihet femra është e gjitha në një ngjyrë të zakonshme gri me gjoksin me pika të bardha.
Një prej tyre është pikasur dikur edhe në Kanada, dhe menjëherë u bë e famshme ne rrjet si një fenomen i rrallë.

Këto pata mahnitëse nuk kanë predatorë natyralë në perëndim. Ajo jetojnë e shumohen në zonat shkurrore pranë lumenjve.

Hanë bimë e fara por nganjëherë dhe ndonjë kërrmill që u del përpara apo peshq të vegjël, në varësi të sezonit. Deri tani ato nuk janë listuar si të rrezikuara.

Continue Reading

Entertainment

Brenda vilës më të shtrenjtë në Britaninë e Madhe

Published

on

Prona më e shtrenjtë në Britaninë e Madhe ka dalë në shitje për 175 milionë paund.

– Advertisment –

Vila luksoze dy katëshe i përket miliarderit Nick Candy në Hyde Park. Mes të tjerash, apartamenti i manjatit të pronave ka pesë dhoma gjumi, palestër, bar, kinema, dhe një pishinë gjigante.

Vila mund të blihet edhe me kriptovaluta si Bitcoin, ndërsa konsiderohet si “një pasuri e patundshme e klasit botëror që premton të jetë një investim i fortë për vitet që vijnë.”

Continue Reading

Entertainment

Gabim i algoritmit, Facebook mbyll faqen e fshatit francez

Published

on

Bitche është një fshat historik në Francë, faqja zyrtare e të cilit u mbyll për shkak se algoritmi i Facebook e konsideroi si një faqe që përdorte “gjuhë fyese”.

Pasu u kontaktua nga drejtuesit lokal, platforma kërkoi ndjesë dhe riktheu faqen që mban banorët të përditësuar me lajmet dhe informacionet lokale.

Kryetari i Bashkisë Benoit Kieffer thotë se për shkak të emërtimit që ka, kjo qytezë “vuan” vazhdimisht nga paragjykime, por nuk priste që kjo të ndodhte edhe nga gjiganti i rrjeteve sociale.

“Emri i qytezës tonë duket se vuan nga një interpretim i keq. Gjëja më e habitshme është se Facebook mori kaq shumë kohë për ta korrigjuar gabimin. Unë dhe bashkëqytetarët e mi do të dëshironim të ftonim zotin Mark Zuckerberg që të vizitonte qytetin tonë të bukur dhe të fortifikuar.

Së bashku, ne mund të nderojmë kujtimin e atdhetarëve dhe miqve tanë amerikanë të cilët erdhën nga Karolina e Jugut për të na çliruar. Çlirimtarët e quanin veten sons of Bitche”, u shpreh ai me ironi.

Emri i faqes ishte “Ville de Bitche” dhe u zhduk nga Facebook më 19 mars pa ndonjë paralajmërim.

Continue Reading

Trending