Showbiz
Astrit Kabashi shkruan histori në Beograd, bëhet aktori i parë kosovar që fiton çmimin “Bekim Fehmiu”
Published
6 hours agoon
By

Aktori i njohur kosovar, Astrit Kabashi, ka shënuar një sukses të veçantë në karrierën e tij artistike, duke u nderuar me çmimin “Bekim Fehmiu” për aktorin më të mirë në kuadër të Festivalit të Filmit Autorial në Beograd.
Çmimi i themeluar këtë vit në kryeqytetin serb i është ndarë Kabashit për interpretimin e tij në filmin “Shame and Money”, duke shënuar një moment historik, pasi ai bëhet artisti i parë kosovar që merr këtë vlerësim në Beograd.
Një detaj i veçantë i këtij çmimi është se për laureatin vendos aktori Uliks Fehmiu, i biri i legjendës së kinematografisë, Bekim Fehmiu, emrin e të cilit mban edhe çmimi.
Lajmin e gëzueshëm Kabashi e ka ndarë edhe me ndjekësit e tij në Facebook, ku ka publikuar një fotografi nga momenti i pranimit të çmimit, duke shprehur mirënjohjen për këtë vlerësim.
“Jam vërtet i nderuar të ndaj me ju lajmin se kam marrë çmimin ‘Bekim Fehmiu’ për aktorin më të mirë në Festivalin e Filmit Autorial”, ka shkruar aktori.
Ky vlerësim merr një domethënie të veçantë edhe për faktin se vjen në një vit kur në Kosovë është shuar një çmim që mbante emrin e Bekim Fehmiut, ndërsa në Beograd është themeluar një çmim i ri në nderim të figurës së tij.
Për Astrit Kabashin, ky çmim përfaqëson një tjetër sukses në rrugëtimin e tij artistik, ndërsa për kinematografinë kosovare shënon një arritje të rëndësishme në një festival ndërkombëtar. /Telegrafi/
You may like

E pyesin për momentet intime me Sharrin, Anjeza: I dashuri im polic ekziston, ai mund të jetë me 10 femra jashtë e unë jam veç me një mashkull këtu brenda

Valdrina harron kamerat dhe i flet hapur Valdetit për nevojat fiziologjike, ai ia tërheq vërejtjen

Akili, Fuego dhe Nichi dënohen nga Vëllai i Madh, të tre përfundojnë në nominim dhe izolim

Monica Bellucci mori gjithë vëmendjen në Festivalin e Filmit në Marrakesh me një fustan elegant të zi me xixa

Nga Daors te Qamile – zbulohen emrat e vërtetë të banorëve të Big Brother VIP Kosova 5

Artan Thaqi tregon se ishte ai që ndërmjetësoi hyrjen e Londrimit në BBVK, por pas fitores ai nuk e ftoi as për kafe










