Showbiz
Ariana Grande zbulon kopertinën e albumit, fansat aludojnë se njëra këngë është për ish-të dashurin
Published
6 years agoon
By
admin
Ajo disa ditë më parë lansoi këngën më të re “Positions” në të gjitha platformat digjitale.
Gjatë ditës së sotme (e shtunë) këngëtarja ka zbuluar edhe kopertinën e albumit në rrjetin social Twitter, shkruan Daily Mail.
27-vjeçarja në po të njëjtin postim ka pranuar shumë komente, ku flitej se njëra prej këngëve të saj i kushtohet ish-të dashurit, Pete Davidson.
Sikurse për albumet e mëparshme, “Sweetener” dhe “Thank U,Next”, Ariana ka zgjedhur një imazh ku fytyra e saj është e afruar.
Flokët e saj si përherë i ka të kapura lartë kokës, ndërsa për makijazh kishte zgjedhur disa mënyra më unike.

Duket se e njëjta fotografi është shkrepur edhe për këngën e saj të re, e cila u pëlqye tej mase nga fansat.
Ndërkaq, Ariana dhe Pete filluan romancën në vitin 2018, teksa muaj më pas u fejuan. Pas dhjetë muajsh që kaluan së bashku, çifti u ndanë. /Telegrafi/

You may like

Dua Lipa fiton betejën ligjore, ndërsa pasuria e saj arrin shifra marramendëse

Heidi Klum e intrigoi sërish publikun për Halloween: Fotot e një proteze të pazakontë nxitën spekulime rreth kostumit të saj për këtë vit

Nicki Minaj, zëdhënësja e re e Shtëpisë së Bardhë? Trump zbulon se çfarë mendon për idenë

Gjithçka gati për edicionin jubilar të ‘Shqip Up Comedy Festival’ në Cyrih, sonte pritet spektakël i humorit shqiptar

Zoja Nushi tërheq vëmendjen me linjat atraktive trupore gjatë kohës që bën dush në shtëpinë e BBVK 5

U braktis nga prindërit kur ishte foshnje e porsalindur dhe u gjet në rrugë nga policët – historia tronditëse e Shqiponjës së BBVK 5










