Connect with us

Showbiz

Morena sërish me poza para veturës luksoze: Jo shtatzënë por pa fjalë

Published

on

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, vazhdon ende të jetojë një jetë mjaft luksoze.

Ajo në rrjete sociale ndan imazhe të shumta nga përditshmëria, përshirë edhe blerjet e shtrenjta që bën.

Sidoqoftë, në një imazh të fundit në Instagram, bukuroshja brune ka pozuar para një veture luksoze, ndërsa ka vënë në pah linjat e formësuara.

(Foto: Instagram)

E veshur me një fustan të zi e të shkurtër, dukjes ia ka kombinuar edhe një këmishë të kaltër.

“Jo shtatzënë por pa fjalë”, ka shkruar në përshkrim, pasi mbante dorën në bark.

(Foto: Instagram)

Vlen të përmendet se “Bad Girl” është hiti i fundit nga ana e saj, që erdhi në bashkëpunim me Stresin. /Telegrafi/