Connect with us

Shendetsi

Arbenita dhe Fero reagojnë pas lajmeve të ndarjes, Neymar hyri mes tyre?

Published

on

Reperi Fero,u shpreh me nota tallëse dhe ironike gjatë një ‘Live’ në Instagram, ku tha se Arbenita Ismajli e ka lënë dhe po vuan shumë për këtë gjë.

“Më ka lënë Arbenita, jam duke vuajtur. Kismet Arbenitës do t’i bëj 10 këngë se jam duke vuajtur”– u shpreh reperi.

Po ashtu nuk ka munguar një reagim as nga modelja, e cila ndonëse jo drejtpërdrejt e ka thënë fjalën e saj. Ajo ka ndarë një video në Instagram-in e saj ku thuhet: “Mendon se janë të rëndësishëm burrat? Për çfarë?” Kujtojmë se kjo krisje e çiftit i ka habitur të gjithë fanstat, pasi vetëm disa javë më parë reperi ishte i ftuar në “Më Lër të Flas” ku tregoi se marrëdhënia mes tij dhe Arbenitës është shumë mirë.

 

 

“Me Arbenitën kuptohemi për çdo gjë, unë jam i thjeshtë, ndonjëherë e humb kohën me gjëra që nuk ia vlen, ajo më kupton për çdo gjë”,- u shpreh Fero.

  • foto galeri