Showbiz
Arbana Osmani shkëlqen në gjysmëfinalen e Big Brother VIP, duket e mahnitshme në kostumin rozë
Published
5 years agoon
By
admin
Sonte (e premte) po mbahet nata gjysmë finale e Big Brother VIP, ku pritet të përzgjidhen edhe dy finalistët e fundit, pas atyre të parëve, Ilir Shaqiri dhe Beniada Nishani.
Vëmendjen në fillimin e spektaklit mori padyshim prezantuesja ikonike, Arbana Osmani, e cila si çdo herë tjetër u paraqit elegante.
Për këtë natë, Arbana kishte përzgjedhur një kostum me ngjyrë rozë të cilin e kombinoi me taka me të njëjtën ngjyrë, flokë të valëzuara dhe makijazh të theksuar.
Foto: Arbana Osmani/Instagram
“-7 njerëz”, ka shkruar Arbana në mbishkrimin e imazheve, duke iu referuar ditëve që kanë mbetur deri në finalen e BB VIP.

Foto: Arbana Osmani/Instagram
Plotë sharm dhe me një buzëqeshje të përhershme në fytyrë dhe oratorinë që e karakterizon, Arbana edhe një herë e dëshmojë që është një prej moderatoreve më të suksesshme të ekraneve shqiptare.

Foto: Arbana Osmani/Instagram
Ndërkohë, kujtojmë që Arbana është drejtuese e këtij formati që nga viti 2008 dhe u rikthye në tetor të 2021 pas katër vitesh. /Telegrafi/

Foto: Arbana Osmani/Instagram
You may like

Elita 5 ndez atmosferën në edicionin e pestë të Shqip Up Comedy Festival

Në krahët e babit, Lotina publikon momentin e ëmbël të Mozzikut me Oz-in -Sinjali

Salla plot, humor dhe muzikë, Shqip Up Comedy mbyll me sukses natën e parë në Cyrih

Komedianët ndezin skenën e Shqip Up Festival me humorin mbi përditshmërinë shqiptare

Ian Gillan shtrohet në spital, Deep Purple anulon dy koncertet në Gjermani

Befason ylli i “The Dictator”, Sacha Baron Cohen: Borati fillimisht ishte menduar të ishte shqiptar










