Showbiz
Anxhelina Hadërgjonaj bën debutimin në tregun ndërkombëtar, publikon “Previous”
Published
6 years agoon
By
admin
Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj i është rikthyer muzikës pas nëntë vitesh.
Por kësaj radhe ajo ka debutuar në tregun ndërkombëtar të muzikës, duke publikuar këngën e saj të parë në anglisht.
Kënga e saj titullohet “Precious”, e që në shqip përkthehet “e çmuar”.
Foto: Anxhelina/YouTube
Muzika është realiuzuar nga producenti Bloque, ndërsa për tekstin është kujdesur vet Anxhelina.
Klipi i këngës është shumë i veçantë, ku këngëtarja është shfaqur me një interpretim dhe performancë tejet delikate.
Nga komentet e para, duket se projekti i saj i ri muzikor është pritur mirë nga publiku, me shumë prej fansave që komentonin duke i uruar sukses në rrugën e re që ka nisur.
Anxhelina kishte planifikuar shumë vite më herët që të bënte këtë debutim, mirëpo uljet dhe ngritjet e shumta përgjatë rrugës, bën që kënga e saj e re të vijë pas kaq vitesh.
Ajo përndryshe nuk kishte publikuar këngë që nga viti 2011, kur me baladën “Kjo jetë s’mjaftoi” ishte prezantuar në festivalin Top Fest 8, dhe kishte marrë çmimin “Artistja e re më e mirë”. /Telegrafi/
You may like

Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini

Rrihet sërish gazetari i shoubizit, Elton Tozaj

Pesë serialet që vijnë në Netflix gjatë nëntorit 2026, ja pse ia vlen t’i shikoni

Tri herë në mbidozë, Fuego rrëfen varësinë nga droga

Shokët menduan se kishte vdekur, Bejta rrëfen për aksidentin që i rrezikoi jetën

Nga fyerjet te akuzat për manipulim – përplasja e fortë mes Fuegos dhe Akilit










