Connect with us

Sport

Angelovski: Duhet ta respektojmë Kosovën, kanë shumë kualitet në ekip – SHKUPIMK

Published

on

Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski, u ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të kenë kujdes dhe ta respektojnë ekipin e Kosovës duke e konsideruar si një skuadër me shumë kualitet brenda saj.

– Advertisment –

Në konferencën për media para ndeshjes, e cila zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 Angelowski deklaroi:

“Kjo është një ndeshje historike për futbollin e Maqedonisë së Veriut sepse ne nuk kemi qenë kurrë në këtë fazë. Duhet ta respektojmë Kosovën dhe të kemi kujdes sepse ata i kanë treguat kualitetet e tyre gjatë kualifikimeve. Por ne kemi besim tek skuadra jonë.”,

“Unë shpresoj të arrijmë në finale. Kjo është mundësi e artë për ne. I sigurojë tifozët tonë se do të japim maksimumin për të fituar.”, tha në fund Angelowski.

Fituesi mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të ballafaqohet me fitues ndërmjet Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.

Alsat