Connect with us

Sport

Angelovski: Do të shihni maksimumin nga Maqedonia – SHKUPI

Published

on

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, të enjtën do të zhvillojë sfidën historike, të gjysmëfinales së plej offit në Ligën e Kombeve, kundër kombëtares së Kosovës. Trajneri Igor Angelovski, potencoi se futbollistët duhet të jenë të koncetruar dhe të japin maksimumin në terren, që të shënojnë fitore.

– Advertisment –

“Nëse jam në diçka i sigurtë, atëherë është fakti se nesër do të shihni maksimumin e kësaj kombëtare. Do të jetë me e mira nga ata, pasi që e presim plot 30 vite, që të luajmë në balotazh. Është një finale, ku nuancat do të vendosin, mirëpo unë shpresojë se ata do të jenë në anën tonë dhe në fund do ti gëzohemi fitores,” tha në fillim Angelovski.

Një muaj më parë, Maqedonia zhvilloi 2 ndeshjet e sezonit të ri në Ligën e Kombeve dhe trajneri Angelovski potencoi se ata sfida ishin përgatitje e mirë , pasi që futbollistët e kanë arritur përgatitjen e duhur fizike.

“Ajo që është me mjaft rëndësi në krahasim me muajin shtator është se tani futbollistët luajnë në klubet e tyre dhe kampionatet kanë filluar, për dallim që atë kohë kishim futbollist me vetëm 2 stërvitje, andaj përgatitja fizike është në nivel të lartë. Mirëpo kjo përballje, i cili mund të zhvillohet pa stërvitje, e dijmë se çka sjellë, e dijmë se sa do të jetë motivimi. Ata dy ndeshjet në shtator ishin të mirëseardhura si përgatitje, paralelisht të arkëtojmë edhe pikë për sezonin e ri të Ligës së Kombeve, andaj jemi gati për Kosovën. Më kryesore është të jemi të qetë, pasi kjo ndeshje është si edhe gjithë të tjerët, do të kemi qasje të njëjtë si edhe në secilën ndeshje tjetër,është duel mes 11 kundër 11 ndehsjeve të tjerë. Jemi të vetëdijshëm për atë që kemi bërë në vitet e fundit, por tani jemi gati që të nxjerim çdo atom nga forcat tona,” ka shtuar Angelovski.

Alsat