Showbiz
Ana Kabashi për vallëzimet e profesorit të Vushtrrisë: Nuk pashë asgjë të keqe, përse gjithë këto komente negative
Published
5 years agoon
By
admin
Për profesorin e Vushtrrisë, Lulzim Pacin, një koment e ka bërë edhe këngëtarja Ana Kabashi.
Artistja nga Peja ka shpërndarë një postim në InstaStory, me anë të të cilit thekson se nuk është nevoja për gjithë këto komente negative, pasi jemi një popull që e duam muzikën dhe vallet tradicionale.
Ajo tutje shton se nuk duhet të përqeshim njëri-tjetrin, meqenëse jo gjithnjë duhet të pajtohemi me veprimet e të tjerëve.
Ana Kabashi (Foto: Instagram)
Postimi i plotë i Ana Kabashit:
“Nuk po shoh asgjë të keqe tek profa që paska vallëzuar në shtëpi të vet. Sikur secili prej neve që vallëzon. Nuk e di përse gjithë këto komente negative prej njerëzve, ne jemi një popull që nëse munden, mëngjes, drekë, darkë e lëshojnë muzikën dhe e kapin vallen e kërcejnë.
Për çdo festë që kemi muzika tradicionale, tupani është i pranishëm në shtëpitë e tona.
E dimë që jemi lodhur prej shumë situatave negative që janë duke ndodhur në këtë kohë, por të paktën mos ta përqeshim njëri-tjetrin sepse qejfi i dikujt nuk është i nevojshëm që të pëlqehet patjetër prej tjetër kujt”. /Telegrafi/

Ana Kabashi (Foto: Instagram)
You may like

Elita 5 ndez atmosferën në edicionin e pestë të Shqip Up Comedy Festival

Në krahët e babit, Lotina publikon momentin e ëmbël të Mozzikut me Oz-in -Sinjali

Salla plot, humor dhe muzikë, Shqip Up Comedy mbyll me sukses natën e parë në Cyrih

Komedianët ndezin skenën e Shqip Up Festival me humorin mbi përditshmërinë shqiptare

Ian Gillan shtrohet në spital, Deep Purple anulon dy koncertet në Gjermani

Befason ylli i “The Dictator”, Sacha Baron Cohen: Borati fillimisht ishte menduar të ishte shqiptar










