Showbiz
Aktorja Rebel Wilson vazhdon t’i gëzohet suksesit pas humbjes së 18 kilogramëve
Published
6 years agoon
By
admin
Rebel Wilson ka humbur 18 kilogramë prej se i është nënshtruar një diete të shëndetshme gjatë këtij viti.
Aktorja ka filluar të duket për mrekulli, ndërkohë që vazhdon të formësojë fizikun e saj duke eliminuar kilogramët e tepërt.
Dhe këtë sukses, 40-vjeçarja nuk heziton ta ndajë me fansat e saj, madje duke ekspozuar edhe pjesë të fizikut të saj.
(Foto: Instagram/ rebelwilson)
E veshur me të zeza, Wilson e ka mbuluar vetëm pjesën e gjoksit në një postim në rrjetet sociale.
Ylli i filmit “Bridesmaids” ka treguar se kishte bërë një ecje të gjatë duke dëgjuar muzikë për të tejkaluar çfarëdo ngarkese psikike. Ajo e ka bërë të qartë se ushtrimet i kanë ndihmuar t’i tejkalojë momentet e vështira.
Ndryshe, në një intervistë të mëhershme për People, aktorja ka treguar se ka eliminuar sasi të mëdha të kalorive prej se i është përshtatur programit të ri për të humbur peshë. /Telegrafi/
You may like

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“Prej teje kam dashur ta vras veten, i kam katër fëmijë”, përplasje e ashpër mes Jonës dhe një prej viktimave të grupit të saj

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5

“Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës

Melania Trump ngatërrohet gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve në anglisht










