Showbiz
Aktorja që luajti “Fatmagylin”, Beren Saat vjen në intervistë ekskluzive për emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli”
Published
6 years agoon
By
admin
E bukur dhe tejet tërheqëse në çdo paraqitje të saj është aktorja, Beren Saat, e që tashmë tek ne njihet më shumë për rolet e saj si: ‘Fatmagyl’, ‘Bihter’ apo edhe ‘Kosem’.
Ndonëse është e veçantë në stilin e saj të aktrimit, Beren Saat, shquhet si një grua e fuqishme dhe e pavarur me influencë të madhe në Turqi, por edhe më gjerë.
Ajo pas një kohe të gjatë u bë pjesë e emisionit “Qejfi më i madh se Stambolli”, ku njëherësh do të ndajë ekskluzivisht shumë detaje rreth projekteve të reja.
Foto: Instagram
Projektet e saja tanimë janë të njohura në mbarë botën, teksa edhe në NETFLIX mban në trend top-listën me projektin e fundit “ATIYE”.
Emisioni do të transmetohet të premten nën prezantimin e Linda Imamit, e cila çdo javë promovon Kosovën me aktorë, personalitete të njohura e me tema mjaft aktuale.
Më poshtë ua sjellim edhe promon e emisionit, i cili është shndërruar ndër favoritët kohëve të fundit:
View this post on Instagram
A post shared by Qejfi ma i madh se Stambolli (@qejfi_ma_i_madh_se_stambolli) on Nov 10, 2020 at 7:44am PST
/Telegrafi/
You may like

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“Prej teje kam dashur ta vras veten, i kam katër fëmijë”, përplasje e ashpër mes Jonës dhe një prej viktimave të grupit të saj










