Connect with us

Showbiz

Aksioni antidrogë në Itali, arrestohet këngëtarja shqiptare Elsa Lila

Published

on

Këngëtarja shqiptare, Elsa Lila është arrestuar mëngjesin e ditës së sotme (16 mars).

Mediat italiane raportojnë se artistja shqiptare është arrestuar pasi dyshohet se bën pjesë në një organizatë kriminale të dedikuar për shitjen e drogës.

Sipas medias italian ‘Ilmessaggero.it’ dhe ‘Corriere della Sera’ grupi i të arrestuarve përbëhet nga 13 persona, në të cilin bëjnë pjesë italianë dhe shqiptarë.

Në mesin e tyre edhe këngëtarja shqiptare, 40- vjeçare e cila menaxhonte llogarinë e grupit të bandës, ndërsa i arrestuar është edhe boksieri shqiptar Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, shkruajnë Corriere della Sera dhe ilmessaggero.it

Për momentin është ende në kërkim një shqiptar, i konsideruar së bashku me një italian në krye të organizimit. Gjatë hetimeve u sekuestruan gjithsej 5 kg kokainë, 43 kg marihuanë dhe 82 kg hashash.

Në çdo rast, të gjithë të dyshuarit do të konsiderohen të pafajshëm, duke pasur parasysh fazën aktuale të procedurës, apo atë të hetimeve paraprake, deri në konstatimin përfundimtar të fajit me dënim të parevokueshëm. /Telegrafi/