Showbiz
Agnesa Vuthaj i bashkohet sfidës #iseeyouchallenge për të rritur ndërgjegjësimin kundër dhunës në familje
Published
6 years agoon
By
admin
Modelja e njohur shqiptare, Agnesa Vuthaj, vazhdon të jetë mjaft aktive dhe shumë e angazhuar në jetën e saj të përditshme.
Ajo në fillim të këtij viti u bë pjesë e një projekti të veçantë, “I’m Standing With You” apo në shqip “Unë jam me ty”, i cili ka për qëllim të përkrahë gratë dhe fëmijët në të gjithë botën.
Ndërsa jemi pranë muajit të ndërgjegjësimit për dhunën në familje, Vuthaj tregon se i është bashkuar sfidës #iseeyouchallenge.
Ajo ka postuar një fotografi të vetes duke mbuluar një pjesë të fytyrës, në të cilën theksoi se gjatë pandemisë dhuna ka vazhduar të rritet edhe më shumë.
Ky është postimi i plotë i Vuthajt (pa ndërhyrje):
“Sot ne po vijmë së bashku me gra nga e gjithë bota për të rritur ndërgjegjësimin kundër dhunës në familje!
Gjatë pandemisë këtë vit, dhuna në familje ka vazhduar të rritet në mënyrë eksponenciale në të gjithë globin.
Bashkohuni me fushatën tonë @ mission.org_official duke postuar një foto me dorën tuaj që mbulon njërën anë të fytyrës tuaj dhe më pas shënoni të paktën 10 gra që ju njihni për t’u bashkuar me sfidën tonë #iseeyouchallenge, për nder të muajit të ndërgjegjësimit për dhunën në familje”.
Foto: Instagram
/Telegrafi/
You may like

Charli XCX rikrijon personazhin e Maggie Gyllenhaal në festën e Halloween-it të Kendall Jenner

Troja Bicurri fituese e Çmimit të Parë në Festivalin e Këngës “Akordet e Kosovës” 2026

DiCaprio si ujku dhe Vittoria si Kësulëkuqja, çifti zgjedh përrallën për Halloween

Heidi Klum shndërrohet në një dorë të prerë për Halloween

Supermodelja Lara Stone zbulon diagnozën e rëndë: Po trajtohet për kancer në gji

Lily Allen feston një vit nga albumi “West End Girl”, pozon me fustan të artë










