Showbiz
Afërdita Dreshaj nuk e ndal fitnesit edhe gjatë shtatzënisë, tregon rezultatin e linjave trupore në muajin e gjashtë
Published
6 years agoon
By
admin
Këngëtarja dhe modelja e njohur, Afërdita Dreshaj, është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, hokeisti çek, Jakub Kindl, janë në pritje të një djali.
Dreshaj, e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, i ka mbajtur mjaft të azhurnuar fansat lidhur me më të rejat e saj në përditshmëri.
Teksa ndodhet në pritjen e ëmbël, ajo duket se vazhdon të kujdeset për linjat trupore dhe këtë e dëshmoi përmes fotografisë së fundit.
Foto: Afërdita Dreshaj/InstaStory
Në një imazh të ndarë me ndjekësit në InstaStory, Afërdita u tregoi fansave dukjen e saj në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ku ka arritur që ta mbajë veten mjaft mirë në formë dhe të mos shtojë shumë në peshë.
E njëjta më pas publikoi edhe një video nga fitnesi, duke treguar kështu se nuk i ka ndalur ushtrimet edhe gjatë muajve të shtatzënisë.

Foto: Afërdita Dreshaj/InstaStory
Afërdita Dreshaj përndryshe ka kohë që nuk është pjesë aktive e tregut muzikor, që pas shpërnguljes te bashkëshorti i saj në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/
You may like

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5

“Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës

Melania Trump ngatërrohet gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve në anglisht

Ftohen raportet mes Dafinës dhe Yllit? Veprimi në Instagram ngre dyshime për krisjen e miqësisë së tyre -Sinjali

Kriset miqësia mes Dafina Zeqirit dhe Yll Limani?










