Arian Ademi me asist ka ndihmuar Dinamo Zagrebin që të triumfojë në transfertë ndaj Fejnoordit në një javë deri në fund të garave në grupe në Ligën Evropa. Reprezentuesi i Maqedonisë regjsitroi rekord të ri në historikun e Dinamo Zagrebit , duke zhvilluar ndeshjen e 77 në garat evropiane.
Pas tij qëndron braziliani me pasaport kroate, Samir, që kishte 76 paraqitje evropiane për Dinamo Zagrebin. Tani qëllim i Ademit mbetet që të regjistrojë 100 ndeshje evropiane në fanellën e skuadrës së Dinamo Zagrebit.








