Showbiz
Adelina Ismaili vjen me reagim ndaj një deklarate rreth shkarkimeve në MPJD
Published
5 years agoon
By
admin
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) mori vendim për largimin nga puna të 11 punëtorëve të kësaj ministrie, të cilët ishin anëtarë të shërbimit të jashtëm.
Telegrafi ditën e sotme (e mërkurë) ka publikuar emrat e tetë prej 11 të punëtorëve të larguar nga puna.
Në mesin e emrave të shkarkuar ishte edhe vëllai i këngëtares së njohur shqiptare, Leonora Jakupi, Adnan Jakupi.
Adelina Ismaili (Foto: Instagram)
Lidhur me këtë, një deklaratë e bërë në Instagram nga Adelina Ismaili ka lënë të nënkuptohet që ishte një mesazh kundrejt këtij rasti.
“Fshesë, fshesë dadës”, ka shkruar fillimisht ajo.
Artistja bëri edhe një tjetër reagim në InstaStory duke treguar në një formë se nuk kishte të bënte me të.
“Fshisa (fshesa) është mjet për pastrimin e mbeturinave. Kurse juve gazetar të caktuar turp të ju vjen që krahasoni një diplomat me një mbeturinë. Tregoni pak nivel ju lutem. Shëroni komplekset”, ka thënë më tej ajo.

Adelina Ismaili (Foto: Instagram)
Kjo është marrë nga mediat për shkak të rivalitetit që dyshja e famshme kanë prej vitesh. /Telegrafi/
You may like

Me kërkesë të nënës – Bejta shfaqet për herë të parë pa syze në publik

Nichi trazon shtëpinë që në ditët e para me provokimet e tij

Akili ‘godet’ Arlindën: Duhej t’i kishe shëruar plagët para se të hyje në Big Brother

Çka ndodhi gjatë tri ditëve në Big Brother VIP Kosova 5? Publikohen momentet e banorëve

Labinot Haxhiu ua kthen me ironi Ludo Lee dhe Labinot Rexhës, përdor të njëjtën këngë për kundërpërgjigje

Dikur shiste petulla në plazh, sot drejton një perandori miliardëshe: Tradhtia që i shkatërroi martesën dhe jeta e Kris Jenner










