Connect with us

Sport

A i duhet KOK-ut një Agim Kasapoll?  – Bota Sot

Published

on

Agim Kasapolli njihet si zë kritik i sportit, sidomos edhe ndaj garave ilegale të Serbisë që zhvillohen në Republikën e Kosovës.

Një emër si Agim Kasapolli, që ka kapacitet intelektual dhe që ka edhe guxim, padyshim se i duhet brenda Komitetit Olimpik të Kosovës, të paktën si këshilltar dhe që t’i zgjojë nga gjumi!

Sepse ta kesh brenda Agim Kasapollin atypari nuk mund të sillet gjithkushi por edhe do të ishte zëri më i fuqishëm i të gjithave të këqijave që po ndodhin në sportin tonë, sidomos do të kërkonte që sa më shpejt të ndalen garat serbe në shtetin e Kosovës.

Është mëkat që një njeri si Kasapolli, që nuk është brenda Komitetit Olimpik të Kosovës. Nëse dikujt nuk i konvenon apo nuk i pëlqen Kasapolli edhe për nga koncepti apo edhe për nga bukuria, është diçka tjetër, por është njohës i rrethanave më mirë se çdo kush tjetër që gjendet brenda asaj shtëpisë më të madhe të sportit tonë.

E dyta, Kasapoll, ish komentator sportiv, që ka shijuar deri në rrënjë Lojërat Olimpike, e di më mirë se çdo kush tjetër, se si duhet të veprohet para se të shkojnë në Lojërat Olimpike.

Pse është zë kritik mund mos ta duan, por që është i mençur askush nuk mund ia mohojë dhe që ka një përvojë të hatashme! Bota e qytetëruar i ka afër vetes njerëz me vlera si Kasapollli sepse përfitojnë njohuri të reja prej tyre, ndërsa tek ne frikësohen nga kuadrat e tillë!  

Kasapolli ta kesh brenda një institucioni më të lartë sportiv, është rritje e vlerës edhe të vet institucionit dhe më ndryshe do të shkonin punët profesinale!

Alsat