Connect with us

Business

A do të ketë tjetër Pako të Rimëkëmbjes? Flet ministri i Financave

Published

on

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati në një konferencë për media ka treguar se masat që do të merren nga ministria janë emergjente dhe nuk kanë të bëjnë me Pako të Rimëkëmbjes.

Murati është shprehur se masat ekonomike janë kundërveprim i mbylljes si masë shëndetësore.

“Për pako të rimëkëmbjes nuk po flasim sepse jemi në situatë emergjente dhe duhet të marrim kundërveprime për ato sektore që ndikohen nga masat, pra për çdo veprim shëndetësor të ketë kundërveprim ekonomik të ruhet shëndeti ekonomik.”, tha Murati.

Ai më tutje tha se Pako e Rimëkëmbjes do të vijë më vonë dhe do të ketë përfshierje më të gjerë.

“Pako e rimëkëmbjes do të vijë dhe do të ketë përfshirje më të gjerë. Masat e tanishme mos t’i shohim si diçka kufizuese, por si përgatitje për verën që po vjen por ne duhet të shfrytëzojmë gjithë kapitalin dhe potencialin ekonomik që të kompensojmë dëmet. Tani jemi në fazë të kompensimit emergjent dhe kemi ndërhyrje specifike në sektorë specifik”, tha Murati.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

Bie përqindja e turistëve për muajin shkurt

Published

on

Numri i turistëve për muajin shkuar ka shënuar rënie prej 41.7 për qind, ndërsa numri i qëndrimeve në hotele ka rënë me 36.8 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, në shkurt vendi ka regjistruar 27,569 turistë ndërsa janë realizuar 60,013 akomodime.

 

Alsat

Continue Reading

Business

Bie çmimi i benzinë, çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar

Published

on

Çmimi i benzinës nga mesnata do të lirohet për gjysmë denari, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Sipas vendimit të fundit të KRRE-së, çmimet e derivateve për litër do të jenë:

EUROPUSPER BS-95 do të shitet për 67,00 denar për litër.

EUROSUPER BS-98 do të shitet për 69,00 denarë për litër.

EURODISEL do të shitet për 58 denarë për litër.

 

Alsat

Continue Reading

Business

Gjatë marsit u rritën çmimet e konsumit, ranë vetëm çmimet e perimeve

Published

on

Për 0,4% janë rritur çmimet e konsumit gjatë muajit mars 2021 në krahasim me muajin shkurt të po të njëjtit vit.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë marsit të këtij viti janë rritur çmimet e këtyre produkteve: vajra dhe yndyra me 2.8%, pemë me 3.8%, pije alkoolike me 1.6%, këpucë me 3.1%, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 4.7%.

Ndërsa, rënie e çmimeve gjatë marsit është vërejtur vetëm tek perimet me 1.5%.

Sipas, ASHK-së, norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin mars 2021, me muajin mars 2020, ishte 1.2%.

Ndërkohë për 1.2% janë rritur çmimet e konsumit në janar të këtij viti, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2020.

Alsat

Continue Reading

Trending