Showbiz
“Lotët nuk të lënë të dorëzohesh”, DJ Gimbo rrëfen vështirësitë në karrierë
Published
2 hours agoon
By

DJ Gimbo ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij profesional, duke treguar se pavarësisht mungesës së mbështetjes financiare dhe përkrahjes, nuk është dorëzuar asnjëherë.
I pyetur nga moderatorja Orinda Huta se çfarë i ka dhënë forcë për të vazhduar përpara, ai është përgjigjur se pikërisht lotët dhe vështirësitë e kanë bërë më të fortë.
Artisti ka përcjellë edhe një mesazh për të rinjtë që ndjekin ëndrrat e tyre, ndonëse ka treguar se momenti kur kuptoi se ia kishte dalë ishte kur pa nënën të lumtur dhe krenare për arritjet e tij.
Foto: Screenshot/YouTube
Pjesë nga intervista:
DJ Gimbo: Ka qenë shumë e vështirë, sepse përpos përkrahjes financiare, që nuk e kam pasur kurrë prej dikujt, e kam pasur edhe përkrahjen morale shumë të pakët dhe nuk jam dorëzuar kurrë.
Orinda Huta: Çfarë të ka bërë të mos dorëzohesh?
DJ Gimbo: Lotët. Lotët nuk të lënë me u dorëzu. Lotët e bëjnë njeriun më të fortë. Nuk ka sukses pa vuajtur, nuk ka sukses pa hequr, themi ne. S’mundesh ti me qenë lart pa e ditur se çfarë është poshtë. E vlerësoj shumë dikë që mundohet për karrierën dhe të ardhmen e vet. U bëj thirrje krejt të rinjve që e kanë një ëndërr: Kurrë mos u ndalni prej kurrkujt, realizoni qëllimin tuaj, gjithçkaje ia dilni.
Orinda Huta: Kur ka qenë ai moment që ti e kuptove se po ia dilje?
DJ Gimbo: Kur e pashë nënën time që po qeshte. E pashë që ajo ishte krenare me çfarë bëja unë. Aty e pashë që ia kisha arritur. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com
You may like

A do të martohej me një shqiptare? Komediani amerikan Max Amini befason me përgjigjen

E ke tradhtuar policin? Anjeza ‘shpërthen’ ndaj Akilit: Mbylle gojën se të shkatërroj

Nicole Scherzinger ndahet nga i fejuari pas shtatë vitesh lidhje – arsyeja ngjan me ndarjen nga Lewis Hamilton

Nichi, Fuego dhe Akil ‘lirohen nga burgu’ në Big Brother VIP Kosova 5

Zbulohet partneri misterioz i ish-banores Behare Maksutaj të Big Brother

Publikohen pamjet – një vit pas vdekjes së Shpat Kasapit, familjarët në lot pranë varrit të tij











