Showbiz
DJ Gimbo puth Selinin në mes të emisionit, zgjedh Shqipërinë për martesë: Martohuni këtu se ka bereqet
Published
7 hours agoon
By

DJ Gimbo ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Goca dhe Gra”, ku hyrja e tij në studio është shoqëruar me një surprizë për moderatoret.
Artisti u ka dhuruar trëndafila, duke zgjedhur një të kuq për Selinën, ndërsa për pjesën tjetër të panelit kishte përgatitur trëndafila të bardhë.
Gjatë bisedës, ai ka folur për traditat shqiptare, lidhjen me atdheun dhe jetën e tij personale, ndërsa nuk kanë munguar as diskutimet për raportet mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.
I pyetur për plisin që kishte vendosur, Gimbo tha se ai përfaqëson traditën dhe identitetin shqiptar, duke theksuar se është një simbol që vazhdon të punohet edhe sot në Kosovë.
“Mëmëdheu. Kjo shkon, tradita deri vonë edhe është akoma e Kosovës, punohet akoma, na karakterizon dhe na identifikon si shqiptarë”, u shpreh ai.
Ndërsa kur u pyet për dashurinë ndaj atdheut dhe mënyrën se si e kishte kuptuar atë që në fëmijëri, DJ Gimbo tregoi se ishte rritur me frymën e respektimit dhe dashurisë për vendin e tij.
“E kam dashur atdheun që kur kam qenë i vogël, edhe pse ndoshta nuk e kam ditur rëndësinë e tij, ose nuk e kam ditur se çfarë është tamam. Por jam rritur me një frymë, me një traditë që duhet me dashtë vendin tënd, me dashtë atdheun. Normalisht, kam pasur disa mendime më ndryshe dhe sot e shoh më ndryshe”, tha ai.
Një tjetër moment interesant i intervistës ishte zbulimi se ka gati një këngë të dedikuar për 28 Nëntorin. Gimbo tregoi se projekti është realizuar para katër vitesh, por deri më tani nuk kishte pasur guximin ta publikonte.
“E kam këngën për 28 Nëntor të gatshme. Ai projekt është bërë para katër vitesh. Kurrë nuk e kam pasur besimin me e nxjerrë, por sot e ka vakti”, deklaroi artisti.
Në një pjesë tjetër të bisedës, moderatoret e pyetën për martesën mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë, duke e vënë në dukje se ai vjen nga Kosova, ndërsa bashkëshortja e tij nga Shqipëria, me origjinë çame.
Gimbo theksoi se shqiptarët gjithmonë kanë qenë një popull, ndërsa kufijtë i konsideroi vetëm ndarje gjeografike.
“Ne gjithmonë kemi qenë një, kufijtë janë vetëm ndarje gjeografike, askush s’mundet të na ndajë. Më ndryshe është për djemtë e Kosovës me u martu në Shqipëri, sepse nusja duhet të shkojë te burri, duhet të martohet e të rrijë në shtëpi tek ai. Unë kam ardhur dhe jam martuar në Shqipëri”, u shpreh ai.
I pyetur me humor për faktin se kishte ardhur të jetonte në Shqipëri, Gimbo tha se nuk e sheh aspak si diçka negative këtë vendim, madje u dha edhe një këshillë të tjerëve.
“Edhe nuk është asgjë keq, është shumë nice, edhe i këshilloj të gjithë. Martohuni në Shqipëri se ka bereqet këtu”, përfundoi ai. /Telegrafi/
– YouTube youtu.be
You may like

E ke tradhtuar policin? Anjeza ‘shpërthen’ ndaj Akilit: Mbylle gojën se të shkatërroj

Nicole Scherzinger ndahet nga i fejuari pas shtatë vitesh lidhje – arsyeja ngjan me ndarjen nga Lewis Hamilton

Nichi, Fuego dhe Akil ‘lirohen nga burgu’ në Big Brother VIP Kosova 5

Zbulohet partneri misterioz i ish-banores Behare Maksutaj të Big Brother

Publikohen pamjet – një vit pas vdekjes së Shpat Kasapit, familjarët në lot pranë varrit të tij

“E njoh personalisht, polici ekziston”, Benita zbulon detaje për lidhjen e Anjezës jashtë










