Showbiz
Jona reagon ndaj spekulimeve se konsumon substanca narkotike: A jeni more ju normal?
Published
1 hour agoon
By

Jona Krasniqi u është përgjigjur hapur disa prej thashethemeve dhe spekulimeve që janë përhapur së fundmi për të.
Përmes një videoje të publikuar, ajo ka folur lidhur me pretendimet, duke i mohuar kategorikisht ato.
Siç u kuptua nga reagimi i saj, spekulimet kishin të bënin me pretendimet se ish-banorja konsumon substanca narkotike, më konkretisht kokainë.
Jona madje ka cituar disa prej komenteve që janë bërë në lidhje me të, duke shprehur habinë për këto pretendime.
“’Kjo Jona po e pijke kokainën, drogën, çfarë lëvizje paska’, a jeni more ju normal?”, citonte Jona pretendimet për të.
“Lëvizjet e mia nuk kanë të bëjnë me kokainë, a e dini se në mëngjes kur i laj sytë, ujin se duroj kur më hyn në hundë e le më diçka tjetër”, ka deklaruar ajo mes tjerash.
Kujtojmë se edhe pas përfundimit të aventurës së saj në “Big Brother VIP Kosova”, Jona Krasniqi vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuara, duke tërhequr vëmendjen me deklaratat dhe reagimet e saj.
You may like

Arlinda Morina bën deklaratën e papritur, thotë se ka pasur lidhje me mbi 100 femra

A do të jetë opinioniste në Big Brother VIP Albania 6? Monika Kryemadhi i jep fund dilemës

Tenori shqiptar Granit Musliu vlerësohet nga kritika gjermane për debutimin në operën “Salome” në Varshavë

Në kërkim të filmave për Krishtlindje? Ja disa që ia vlen t’i shikoni

Aludimet e Arlindës për orientimin seksual të Shqiponjës, reagojnë familjarët: Deklaratat janë të papranueshme

Jona Krasniqi zbulon nëse ka folur me Doresën pas daljes nga BBVK: Është njeri që shpif tepër shumë











