Connect with us

Showbiz

Jona Krasniqi zbulon nëse ka folur me Doresën pas daljes nga BBVK: Është njeri që shpif tepër shumë

Published

on

Jona Krasniqi ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë kontakt me Doresën pas daljes nga “Big Brother VIP Kosova”, pavarësisht bujës që kishte shkaktuar debati mes dyshes para pak javësh.

Ish-banorja ishte e ftuar në emisionin “Ora 7”, ku foli për eksperiencën e saj në këtë format televiziv, si dhe ndau përshtypjet për disa nga banorët me të cilët kishte bashkëjetuar gjatë garës.


Gjatë intervistës, Jona u pyet nëse kishte pasur ndonjë komunikim me Doresën pas përfundimit të aventurës së saj në BBVK.

Ajo tregoi se pas daljes nga shtëpia kishte parë dhe dëgjuar disa nga deklaratat e Doresës, për të cilat pretendoi se nuk ishin të vërteta dhe se ajo kishte thënë gënjeshtra.

“Me Doresën s’kam folë, ama kur i pashë edhe sendet kur dola jashtë çka kish thënë, edhe që kish vazhdu me rrejtë e me rrejtë”, ka thënë Jona.

“Janë edhe do gjëra, ajo përnime është njeri që shpif tepër tepër shumë kishin dalë edhe disa vajza tjera me folë kundër saj që ua ka bë të njëjtën gjë”, ka deklaruar mes tjerash.