Connect with us

Showbiz

Po më mbanin ligjërata, ndërsa vetë ushtronin bullizëm ndaj meje -Sinjali

Published

on

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Jona Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj produksionit të këtij formati, duke e akuzuar për bullizim gjatë kohës sa ishte pjesë e shtëpisë.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Jona ka bërë të ditur se vetëm pas largimit nga formati dhe duke i parë fotografitë e momenteve të ndryshme, ka filluar të kuptojë më mirë atë që, sipas saj, kishte ndodhur gjatë qëndrimit në shtëpi.

Reagimi i saj duket se lidhet edhe me një përballje të mëhershme me banoren Doresa, e cila në atë kohë kishte shkaktuar shumë diskutime, pas paralajmërimit të moderatorit Alaudin Hamiti për një Prime që do të “dridhte shtëpinë”.

Jona ka kritikuar mënyrën se si ishte trajtuar në emision, duke pretenduar se produksioni, ndërkohë që i mbante asaj ligjërata për bullizmin, po ushtronte vetë bullizim ndaj saj përmes ekranit.

“Emisioni që ka bërë bullizëm në shkallën më të madhe po më mban mua ligjërata për bullizmin, ndërkohë që VETË po ushtron bullizëm ndaj meje në televizionin kombëtar”, ka shkruar ajo.

Në një tjetër reagim, ish-banorja ka pretenduar se gjatë asaj periudhe disa persona dhe opinionistë e kishin bullizuar, duke mos i dhënë mundësinë që të tregonte versionin e saj të ngjarjeve, ndërsa sipas saj, ishin injoruar personat që ajo i konsideron përgjegjës për situatat e krijuara.

Ajo ka shtuar se ende po përpiqet t’i kuptojë të gjitha situatat dhe atë që e cilëson si prapaskena të ndodhura gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP Kosova.

Kujtojmë se gjatë debatit të saj me Doresën, opinionistja Rudina Dembacaj kishte dalë në mbrojtje të kësaj të fundit, ndërsa Jonën e kishte akuzuar për bullizim gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.