Showbiz
Në ditëlindjen e nënës, Elijona Binakaj prek me dedikimin: Sa herë kam nevojë për ty, më dhemb fakti që nuk të kam pranë
Published
2 days agoon
By

Një dedikim tejet emocionues ka ndarë Elijona Binakaj në rrjetet sociale, në ditën e ditëlindjes së nënës së saj të ndjerë.
Përmes një fotografie të veçantë, ku shfaqet e përqafuar me të ëmën, Elijona ka shprehur mallin dhe dhimbjen për mungesën e saj, duke kujtuar momentet e bukura që kanë kaluar së bashku.
Ajo tregon se sa shumë do të dëshironte ta kishte pranë në këtë ditë të veçantë, ta përqafonte fort dhe t’ia uronte ditëlindjen ashtu siç do të kishte dashur.
Foto: Screenshot/Instagram
“Edhe një ditëlindje pa ty… Sa shumë do të doja ta festonim bashkë, të të përqafoja fort, të ta uroja ditëlindjen dhe të të kisha pranë, qoftë edhe vetëm për një moment”, shkruan Elijona.
“Nuk ka ditë që nuk më mungon, por sot zemra më dhemb edhe më shumë. Më mungon zëri yt, përqafimi yt, këshillat tua dhe mënyra se si u kujdese për mua. Sa herë që kam nevojë për ty, më dhemb fakti që nuk të kam pranë”, thotë tutje.
Elijona shprehet se, pavarësisht viteve që kalojnë, ajo do të mbetet gjithmonë vajza e vogël që kërkon përqafimin e nënës së saj.
“Sado që rritem e sado vite që kalojnë, do të jem gjithmonë Eli e vogël që kërkon përqafimin e mamit të saj”, shkruan në vazhdim.

Në fund, Elijona shpreh shpresën që nëna e saj ta shohë nga lart, të jetë krenare për të dhe ta ruajë gjithmonë, duke i premtuar se dashuria për të do të mbetet e përjetshme.
“Me mungon më shumë se sa mund ta shprehin fjalët. Të dua përgjithmonë, Mami. Derisa të takohemi përsëri”, përfundon dedikimi i saj prekës. /Telegrafi/
You may like

Jona reagon ndaj spekulimeve se konsumon substanca narkotike: A jeni more ju normal?

Arlinda Morina bën deklaratën e papritur, thotë se ka pasur lidhje me mbi 100 femra

A do të jetë opinioniste në Big Brother VIP Albania 6? Monika Kryemadhi i jep fund dilemës

Tenori shqiptar Granit Musliu vlerësohet nga kritika gjermane për debutimin në operën “Salome” në Varshavë

Në kërkim të filmave për Krishtlindje? Ja disa që ia vlen t’i shikoni

Aludimet e Arlindës për orientimin seksual të Shqiponjës, reagojnë familjarët: Deklaratat janë të papranueshme










