Connect with us

Showbiz

“Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës

Published

on

Opinionistja Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës: “Kjo është skandaloze”

Opinionistja Rudina ka kritikuar ashpër banorin Nichi gjatë Prime-it të Big Brother VIP Kosova 5, pas një deklarate që ai kishte bërë ndaj Anjezës, duke përmendur edhe lidhjen e saj sentimentale.


Gjatë diskutimit, Rudina i tha Nichit se e kishte dëgjuar personalisht teksa i ishte drejtuar Anjezës me fjalët se i dashuri i saj mund ta linte.

“E kam dëgjuar me veshë të mi kur e ke thënë: ‘Ai mund të të lërë’. Kjo është skandaloze”, u shpreh opinionistja, duke ia bërë të qartë pakënaqësinë e saj lidhur me këtë deklaratë.

Reagimi i Rudinës erdhi pas një momenti emocional të Anjezës, e cila kishte përfunduar në lot gjatë diskutimit me Nichin, pasi ky i fundit kishte përmendur të dashurin e saj.

Ngjarja u bë pjesë e diskutimeve gjatë spektaklit, ku deklarata dhe reagimi emocional i Anjezës morën vëmendjen e opinionistëve dhe banorëve. /Telegrafi/