Showbiz
Ftohen raportet mes Dafinës dhe Yllit? Veprimi në Instagram ngre dyshime për krisjen e miqësisë së tyre -Sinjali
Published
37 minutes agoon
By

Një detaj në rrjetet sociale ka vënë në pikëpyetje raportin mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Dafina Zeqirit dhe Yll Limanit, të cilët nuk ndiqen më me njëri-tjetrin në Instagram.
Dafina dhe Ylli aktualisht nuk figurojnë në listën e personave që ndjekin njëri-tjetrin në këtë rrjet social.
Kjo lëvizje ka tërhequr vëmendje, veçanërisht duke marrë parasysh raportin e mirë që dy artistët kanë shfaqur ndër vite dhe bashkëpunimet e tyre të suksesshme muzikore.
Dyshja kanë bashkuar forcat në tri projekte muzikore, duke nisur me këngën “Mos shko”, për të vazhduar me hitin “Kaje” dhe bashkëpunimin e tyre të fundit, “Jom ka du me t’pa”, të publikuar në maj të vitit 2024.
Deri më tani nuk dihet se çfarë qëndron prapa kësaj lëvizjeje në Instagram, ndërsa as Dafina dhe as Ylli nuk kanë dhënë ndonjë sqarim publik lidhur me raportin mes tyre.
Mbetet të shihet nëse ky veprim është një shenjë e ftohjes së raporteve mes dy këngëtarëve apo thjesht një ndryshim në aktivitetin e tyre në rrjetet sociale.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
You may like

Kriset miqësia mes Dafina Zeqirit dhe Yll Limani?

Maluma do të performojë në Kosovë vitin e ardhshëm, këngëtari kolumbian e konfirmon Prishtinën si një nga destinacionet e turneut

Babai i Meghan Markle arrestohet për pornografi me fëmijë, dërgohet në azil pleqsh

Russell Brand rrezikon të humbasë miliona euro pas shpalljes fajtor për përdhunim dhe sulme seksuale

Kris Jenner festoi ditëlindjen e 71-të, vajzat e saj të famshme e befasuan me një tortë dhe mesazhe emocionuese

“Më kërkonte të kryeja marrëdhënie me motrën time binjake”- Ish-modelja rrëfen presionin e themeluesit të ‘Playboy’











