Showbiz
Elijona Binakaj reagon me ironi pasi Anjeza refuzoi ta përshëndeste në Big Brother
Published
4 days agoon
By

Një moment mes banorëve të Big Brother VIP Kosova ka ngjallur diskutime në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe ish-banoren e këtij formati, Elijona Binakaj.
Gjithçka nisi gjatë një bisede mes Sharrit dhe Anjezës, ku u përmend emri i Elijonës.
Në atë moment, Sharri vendosi ta përshëndeste ish-banoren, ndërsa Anjeza, e cila ishte pranë tij, nuk iu bashkua këtij veprimi.
Foto: Screenshot/TikTok
E pyetur nga Sharri se përse nuk po e përshëndeste, Anjeza bëri të qartë se nuk kishte ndërmend ta bënte këtë.
Arsyeja, sipas saj, ishte se Elijona e kishte hequr nga lista e ndjekësve në rrjetet sociale, duke iu referuar veprimit ‘unfollow’.
Kjo deklaratë nuk mbeti vetëm brenda mureve të shtëpisë, pasi edhe vetë Elijona reagoi përmes një postimi në TikTok.
Ish-banorja zgjodhi ta përcillte reagimin me një emoji duke qeshur dhe një GIF ironik nga seriali i njohur “The Office”, duke lënë të kuptohet se situata i kishte shkaktuar më shumë të qeshura se sa ndonjë shqetësim. /Telegrafi/
You may like

“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës

Gjebrea pas daljes nga SPAK-u tregon pse u intervistua nga institucioni

Doresa humb dy kilogramë pas rrëfimit për bullizimin nga një grup vajzash shqiptare: Vazhdoni me përhap rrena

Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

“Dy lidhje me kry si ki, je njeri shumë i keq”, Arlinda shpërthen ndaj Nichit

Fero dhe Robert Berisha në BBVA 6? Emrat e famshëm për të cilën po flitet se mund t’i bashkohen formatit










