Showbiz
Irina Shayk me kostum djallëzor, Bradley Cooper zgjedh pamjen e skeletit për Halloween
Published
4 days agoon
By

Bradley Cooper dhe Irina Shayk kaluan sërish Halloween-in së bashku me vajzën e tyre, Lea De Seine, duke vazhduar traditën e përvitshme të daljes për të mbledhur ëmbëlsira në New York.
Modelja 40-vjeçare zgjodhi një kostum të kuq prej PVC-je, të kombinuar me brirë djalli dhe këpucë të kuqe.
Pamjen e kompletoi me grim të errët dhe flokët e lëshuara, ndërsa u shfaq me një stil mjaft provokues, shkruan DailyMail.
Në kontrast me të, aktori 51-vjeçar ishte pothuajse i panjohur, i maskuar si skelet me një çarçaf të bardhë me kapuç dhe maskë në fytyrë. Vajza e tyre nëntëvjeçare, Lea, kishte zgjedhur një veshje të bardhë.
Edhe pse janë ndarë në vitin 2019, pas katër vitesh lidhje, Cooper dhe Shayk kanë ruajtur marrëdhënie të mira dhe vazhdojnë të kalojnë kohë së bashku për vajzën e tyre.
Modelja e ka vlerësuar më herët aktorin si një baba të përkushtuar, duke theksuar se bashkëprindërimi i tyre funksionon mirë. /Telegrafi/
You may like

Maluma do të performojë në Kosovë vitin e ardhshëm, këngëtari kolumbian e konfirmon Prishtinën si një nga destinacionet e turneut

Babai i Meghan Markle arrestohet për pornografi me fëmijë, dërgohet në azil pleqsh

Russell Brand rrezikon të humbasë miliona euro pas shpalljes fajtor për përdhunim dhe sulme seksuale

Kris Jenner festoi ditëlindjen e 71-të, vajzat e saj të famshme e befasuan me një tortë dhe mesazhe emocionuese

“Më kërkonte të kryeja marrëdhënie me motrën time binjake”- Ish-modelja rrëfen presionin e themeluesit të ‘Playboy’

“Së shpejti”, Big Brother VIP Albania thyen rrjetin me promon për edicionin e ri












