Showbiz
Selena Gomez zbulon se voton për herë të parë në zgjedhje
Published
6 years agoon
By
admin
Këngëtarja e njohur, Selene Gomez, ka zbuluar se gjatë këtij viti do të jetë hera e parë që do të votojë.
Ajo ishte e ftuar në një intervistë virtuale të ‘Voting Power Hour’, ku diskutuan për zgjedhjet në SHBA, shkruan Daily Mail.
“Me të vërtetë, nuk kam turp që të tregojë, por… kjo është hera e parë që votoj”, është shprehur ajo.
Më pas artistja ka shpjeguar se përse mendon që vota e saj tani ka më shumë rëndësi.
“Them kështu, sepse nuk e kam ndier kurrë më pare dhe është e vërtetë, vota ime do të numërohet. Fokusi im më i madh kohëve të fundit ka qenë në këtë temë”, shtoi Selena.

Ani pse Gomez tashmë ka zgjedhur se kë do të votojë, për publikun ajo nuk shprehi asnjë mbështetje për ndonjërin prej kandidatëve. /Telegrafi/

You may like

Nichi i kërkon falje Anjezës pasi i përmendi të dashurin, veprimi që zemëroi atë

Bie alarmi i parë në shtëpinë e BBVK-së, zbulohet për çfarë bëhet fjalë

Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini

Rrihet sërish gazetari i shoubizit, Elton Tozaj

Pesë serialet që vijnë në Netflix gjatë nëntorit 2026, ja pse ia vlen t’i shikoni

Tri herë në mbidozë, Fuego rrëfen varësinë nga droga










