Connect with us

Showbiz

Tayna pozon nga palestra, thekson linjat trupore

Published

on

Rep-artisja që tashmë ka arritur sukses të madh dy vitet e fundit është padyshim Tayna.

Tayna që nga paraqitja e parë ka treguar se ka talent, ndërsa shfaqet unike në projektet e saj muzikore.

Ajo komentohet edhe për format e saj trupore, ku në paraqitjet e saj me veshjet provokative i thekson dhe merr vërtetë vëmendjen e të gjithëve.

E natyrisht se ajo kujdeset që të ketë këto linja perfekte, pasi që është aktive në stërvitjet në palestër, nga edhe ofron imazhe.

Kështu ka vepruar edhe së fundmi në një postim në rrjetin social Instagram, ku është parë duke bërë lëvizje provokuese.

Përmes një veshje të ngushtë, reperja në fokus ka vënë të pasmet e formësuara, ndërsa shfaqej para pasqyrës.

Kujtojmë se “Qe Qe” është kënga e fundit nga artistja, që ka rezultuar të jetë një hit i vërtetë. /Gazeta Sinjali/