Showbiz
Reperi Saint Dog ndërron jetë në moshën 44 vjeçare
Published
6 years agoon
By
admin
Saint Dog, njëri prej anëtarëve të grupit të njohur të hip-hop-it,“Kottonmouth Kings”, ka vdekur në moshën 44 vjeçare.
Menaxhmenti i grupit ka njoftuar për vdekjen e reperit me anë të një postimi të ndarë në Instagram.
“Pusho në paqe”, thuhet në njoftimin e ndarë të mërkurën. “Saint Dog apo Saint Vicious ndërroi jetë dje në Kaliforninë Jugore. Saint ishte një person unik që kishte një ndikim të thellë tek kushdo me të cilin kishte kontakt. Ndërsa Saint nuk është më me ne, muzika e tij do të jetojë përgjithmonë. Pusho i qetë, mbret”.
Sipas Deadline, Saint Dog, emri i vërtetë i të cilit ishte Steven Michael Thronson, u gjet pa shenja jete në shtëpinë e një shoku në Victorville, Kaliforni.
Ndërkohë që do bëhet një autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tij, por që nuk dyshohet për ndonjë gjë momentalisht.
Një mik raportoi se artisti nuk ishte duke marrë frymë dhe për këtë kontaktoi 911.
Saint Dog (Foto: Chelsea Lauren/WireImage)
Reperi themeloi grupin së bashku me muzikantët e tjerë Daddy X, D-Loc, Lou Dog dhe DJ Bobby B në Kaliforninë Jugore dhe arriti famë të madhe në fund të viteve 1990 me disa këngë të dedikuara për legalizimin e marihuanës.
Ai vitin e kaluar publikoi albumin e fundit të quajtur “Bozo”. /Telegrafi/
You may like

Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini

Rrihet sërish gazetari i shoubizit, Elton Tozaj

Pesë serialet që vijnë në Netflix gjatë nëntorit 2026, ja pse ia vlen t’i shikoni

Shokët menduan se kishte vdekur, Bejta rrëfen për aksidentin që i rrezikoi jetën

Nga fyerjet te akuzat për manipulim – përplasja e fortë mes Fuegos dhe Akilit

“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”, Puthja e motrave Jenner përçan internetin










